Shkruan:Kadri Gërvalla

Ministrja për Kulturë, Rini dhe Sport për Landin e Baden Württembergut, z-Schick priti në një takim pune , Konsullin e Republikës së Kosovës, në Shtutgard z-Faket Kajtazin.Prof.Dr.Marion Schick është emruar në këtë postë ,nga shkurti i këtijë viti dhe takimi me diplomatin kosovar, ishte i pari në nivelin ndërshtetror.Gjatë këtij takimi i cili u mbajtë në Shtutgard, u diskutua për bashkpunim të ndërsjellë në fushën e kulturës dhe sportit,ku rëndësi të veçantë i´u kushtua vazhdimit të bashkpunimit të mëtutjeshëm në mes të Kosovës dhe Gjermanisë.

Konsulli kosovar z- Kajtazi e falenderoi Ministreshën për të gjitha angazhimet që ka bër shteti Gjerman ,në fushën e kulturës,politikës dhe në sektorin humanitar,ku për këtë shteti i Kosovës i´u  është mirënjohës.

Shteti i Kosovës ka nevojë që të prezentoi kulturën dhe të shtirjë, veprimarinë e kësaj lëmije, kudo në Evropë,e sidomos në Gjermani ku jetojnë dhe veprojnë një numër i madhë shqiptarë nga Kosova.

Nga ky takim, diplomati kosovar bisedoi edhe për:

1.Mundësisë së binjakzimit të qytetëve, me qellim të bashkëpunimit.

2.Rreth gjetjës së mirkuptimit dhe pranimit të diplomave të shkollimit të mesëm të kosovarëve.

3.Rreth ngritjes së nje pllake perkujtimore në vendin e rënies se dëshmorëve të kombit, Jusuf Gëevallës,Kadri Zekës dhe Bardhosh Gërvallës.Kjo kerkesë ishte e para që ju bë shtetit Gjerman, në emër të Republikës së Kosovës,nga Konsulli Faket Kajtazi.Ministresha zonja-Schick, e morri shumë serioze këtë propozim të diplomatit kosovar dhe i premtoi se do të bisedon edhe me Kryeminstrin për B.Württemberg, z-Mappus dhe së shpejti do të keni pergjigjëjen,ku besoj se do të keni edhe mbështetjen time tha në mes tjerash Dr.Marion Schick.

Kajtazi, në bisedë me Ministrën bëri edhe promovim  dhe një paraqitje të kulturës sonë.Ai shtoi se “nëpërmjet gjuhës dhe artit të shkruar, si një ndër tiparet themelore dhe gjithnjë e më shumë gjeneruese të imazhit për një Kosovë evropiane, në një qëllim krijon vlera estetike, sa kombtare aq edhe universale”.

Ky ishte edhe një takim i radhës dhe punës së diplomatit kosovar z –Faket Kajatzi.