Kopenhagë-Të nderuar bashkatdhetarë në Danimarkë ,
Të shtunen më 18 mars 2017 në Ceres Arena në Århus është një ngjarje e madhe sportive për të gjithë shqiptarët.Për herë të parë një shqiptar bokson për titullin e të parit të botës në peshat super të rënda në versionin WBF ( World Boxing Federation Heavyweight title) prandaj apeloj te gjithë shqiptarët , në Danimarkë , Suedi e Norvegji që të mobilozohen dhe të sigurojnë biletat dhe marrim pjesë masovikisht për t’i dhënë mbështetjen e nevojshme Erzen Rrustemit , i cili me talentin e tij po ngre lartë e më lartë flamurin kombëtar kuq e zi në arenën ndërkombëtare të boksit, duke bërë krenarë gjithë shqiptarët.
Erzen Rrustemi në boksin profesional ka zhvilluar 11 ndeshje dhe po aq fitore , prej të cilave 9 me KO. Pa dyshim se do të del fitimtar edhe në ndeshjen e 18 marsit në Århus ndaj argjentinasit Ricardo Humberto Ramirez prandaj duhet të vërshojmë rrugët dhe sheshet e qytetit të Århusit me simbolet tona kombëtare kuq e zi për të shënuar këtë fitore të rëndësishme për Shqipërinë dhe shqiptarët.
Ashtu sic u mobilizuam për pritjen e kombëtares tonë të futbollit në shtator të vitit 2015 në Kopenhagë , të njejtën atmosferë festive mund ta bëjmë edhe në Århus , i cili është shpallur qytet Europian i kulturës pë vitin 2017.

Ibrahim Xhemajli

Zvicër, 13 mars-Në organizim të kompanisë së njohur për evente boksi në Europë, “Sauerland Event”,  në qytetin Aarhus të Danimarkës, më 18 mars, boksieri shqiptar i peshave të rënda që
jeton dhe vepron në Zvicrrë, dhe bokson me flamurin kombëar shqiptar,    Erzen Rrustemi  (11-11 (9 KO)-0-0), do të ngjitet në ring në ndeshjen për titullin vakant për kampion të Botës në peshat super të  rënda në versionin WBF ( World Boxing Federation Heavyweight title),  kundër argjentinasit  36 vjeçar, Ricardo Humberto Ramirez, i  njohur me nofkën “El Tigre” (16 – 14 (11 KO) – 2 (2 KO) – 0),  nga Perito Moreno, Santa Cruz, Argjentinë. Ky boksier është i njohur edhe për ndeshjen që ka pësuar humbje kundër boksierit me origjinë nga Las Vegasi i Nevadës në SHBA, që jeton dhe vepron në Szczecin (Shqeqin) të Polonisë, Izuagbe Ugonoh (Izu Ugonoh), për titullin  WBO Afrika, të zhvilluar në Zeldnën e Re.

Erzen Rrustemi, boksieri shqiptar,  gjatë karierës së tij ka zhvilluar 11 ndeshje dhe ka shënuar po aq fitore, prej të cilave 9 me KO, dhe pikërisht ndeshjen e fundit ai e ka zhvilluar kundër një boksieri argjentinas – Ruben Angel Mino-, të cilit i shkaktoi humbjen e parë dhe ate me KO në karierën e tij, pas 40 fitoreve radhazi të gjitha me KO.

“Tani kam përfunduar  pregatitjet jo vetëm fizike, por edhe ato taktiko-teknike, duke shfrytëzuar këtë kohë në mënyrë racionale, ose thënë ndryshe “për ti mbushur bateritë” për datën 18 mars, me shpresë dhe bindje se të gjithë adhuruesve të këtij sporti luftarak dhe fisnik e sidomos shqiptarëve që jetojnë e veprojnë në Danimarkë, do tu krijoj kënaqësi atë mbrëmje të boksit në qytetin Aarhus të Danimarkës, i bindur se mbështetja e shqiptarëve nuk do të mungojë”-theksoi shkurt Erzen Rrustemi.

Vlen të theksohet se ndër bartësit e këtij titulli botëror  në versionin WBF, ka qënë edhe një nga legjendat e boksit profesionist botëror, Evander Holyfield.