Them se koha ka ardhur që të ngritet një këshill kombëtar I cili do I koordinonte dhe ishte një trup që do jepte mendimet e veta për shqiptarët e Maqedonisë thotë profesori I Universitetit të Prishtinës “Hasan Prishtina”, Arsim Sinani. Një kohë të gjatë dy partitë politike shqiptare në Maqedoni lozën lojën e macës dhe miut duke e mashtruar opinion publik dhe elektoratin shqiptar kinse ata po punojnë për interesa kombëtare. Për fat të keq loja e maces dhe miut u demaskua dhe doli se përballë maqedonasve partitë tona janë kukulla. Prandaj duke u nisur nga kjo premisë them se shqiptarëve në Maqedoni ju duhet një këshill kombëtar I cili do ndërtonte komisione të cilat do merreshin me analiza dhe do dilnin me qëndrime kah lipset të lëvizin shqiptart këtu.

Kjo praktikë do I ndihmonte bllokut opozitar shqiptar për tu fuqizuar dhe për të kanalizuar pakënaqësinë e shqiptarëve të Maqedonisë. Për më shumë mendoj se kjo do ndihmojë pasiqë Maqedonia është future në zonën e vëzhgimit ndërkombëtar dhe ne lipset ta dnërtojmë pozicionin tonë, e jot ë mbetet fati I fëmijëve tanë në duart macës dhe miut që punojnë përnjë regjisor që është antishqiptar thotë profesori Arsim Sinani