BERLINI VENDOS TË RESPEKTOJË REZULTATIN E REFERENDUMIT në Greqi
Greqia është në zgrip të humnerës, sot do të jenë mbyllur bankat dhe Bursa e Athinës. Kështu njoftoi kryeministri Tsipras pas vendimit të Bankës Qendrore Evropiane të mos i derdhë para të tjera. Parashikohet një e hënë e vështirë për tregjet mbi të cilat vepron frika Grexit. Në një intervistë ministri i Financave Varoufakis iu kërkon krerëve të BE-së të veprojnë për të ndalur rrënimin.
Sot në 12 e 45 kreu i Komisionit Evropian Jean Claude Juncker do të mbajë një konferencë shtypi në Bruksel. Nuk do të dalë me propozime të reja. Presidenti francez ka kërkuar nga Athina të gjejë zgjidhje të reja.
Merkel duke filluar nga ora 13 do të takohet me liderët e partive gjermane. Në Berlin ka një rezistencë të madhe ndaj përpjekjeve të kancelares për të gjetur rrugëdalje për Greqinë. Kundërshtime të mëdha ka ndeshur ajo në kreun e CDU-së. Dje ka folur edhe me presidentin amerikan Barack Obama ku është shprehu dëshira dhe shpresa për gjetjen e një zgjidhjeje që Greqia të mbetet në zonën euro. Në Berlin mbizotëron vendosmëria për t’i respektuar rezultatet e referendumit grek të 5 korrikut.