Seli Murati-ME TY
Me gjithë lutjet e mëngjesit
lusja dimrin për të ikur
kalendarin ngriu acari
asnjë muaj nuk kishte zbritur.
Numëruam muaj ,vite
Numëruam orë , minuta
mbaruan lutjet e çdo dite
mos ma bën me hile.
Flas me diellin, erën, detin
ju flas njerëzve të tanë
se më vjen një zhurmë
nga mbrënda
athua fjalën do ta mbanë
pëshpërin me zemër plotë
ja ku me ke mos thuaj kot.
Unë nxitova në mes vapës
vapë e marsit më përvloj
në mes dy zjarresh
të pamëshirshëm
gjitha punët i mbaroj
pse mashtrove ti zemër gur
djersë e sotme do të mallkoj.
Sa herë më thuaje ti
i yti jam përjetë
tani çdo të thuash
ditës se caktuar që thuaje ti
jeta ime përgjithmonë je ti.
Imagjinoj puthjet e zjarrta
Në krahët e tua të jem
unë e ti përgjithmonë
dy sy të zjarrta
gjithë jetën do ti kërkoj
i yti do të jem e askujt tjetër.
Për sa herë që të kërkova
disa herë u ktheva mbrapsht
të erdha prap të ti i pa besë
ç’mu përzi një ndjënjë me ty
mjegulluar temat sot
këngë e re në kujtime të vjetra
mbretëron ndjënja dhimbje lot
po të pres e ti nuk vjen dot.