Raportuesi për Shqipërinë në Komisionin Europian, Knut Fleckenstein, i konsideron zgjedhjet vendore një test të rëndësishëm për hapjen e negociatave të anëtarësimit.

Në një intervistë televizive, ai thotë se partitë duhet të dëshmojnë standarde, se ato nuk blejnë vota dhe se ofrojnë kandidatë të mirë dhe me integritet moral.
“Mesazhi numër 1 është se këto zgjedhje janë një mundësi e mrekullueshme për të treguar se Shqipëria është e gatshme për të hapur negociatat e anëtarësimit, sepse palët mbajnë zgjedhje lokale sipas standardeve ndërkombëtare, se ata nuk blejnë e shesin vota, se kanë kandidatë të arsyeshëm dhe rezultati përfundimtar pranohet nga të gjitha partitë”,shprehet Knut Fleckenstein për TCH .