Super Shqipëria! Super Kaçe! “Gjelat” mposhten në Elbasan
Shqipëria ka mposhtur 1-0 Francën në miqësorën e zhvilluar në “Elbasan Arena” këtë të shtunë.
Goli u shënua nga Ergys Kaçe në minutën e 44 të pjesës së parë, me anë të një goditjeje dënimi të ekzekutuar në mënyrë perfekte.
Por përtej rezultati, ajo që rrit shpresat për pjesëmarrjen në Euro 2016 ishte paraqitja e skuadrës, e cila pati edhe disa raste të tjera për të shënuar golin e dytë.