BE BASHKËPUNON ME JAPONINË PËR TË ZHVILLUAR RRJETIN 5G
Bashkimi Evropian po bashkëpunon me Japoninë për të kërkuar dhe zhvilluar teknologjitë e ndërveprueshme të rrjetit 5G.
Bashkimi Evropian arriti të kryesojë botën me krijimin e rrjetit 3G, ndërsa tek rrjeti 4G dështoi, pasi ky rrjet u zhvillua më parë në SHBA, Japoni dhe Korenë e Jugut.
Tani Evropa po investon gjerësisht tek teknologjitë 5G.
Së bashku me Japoninë do të krijojnë gjeneratën e ardhshme të internetit për celularë, si dhe përfshirjen e kësaj teknologjie në rrjetin e komunikimeve. Rrjeti mobil 5G do të ofrojë shpejtësi më të lartë për transferimin e të dhënave me 8 gigabajt në sekondë. Ai është mijëra herë më i shpejtë se rrjetet 3G apo 4G.
Bashkimi Evropian pati nënshkruar një marrëveshje të njëjtë dhe me Ministrinë e Shkencës së Koresë së Jugut. Kompani të ndryshme teknologjike po testojnë aktualisht këtë rrjet mobil.
Duke parë optimizmin me të cilin po merret teknologjia 5G dhe zhvillimet e para deri tani, pritet që të jetë e disponueshme rreth vitit 2020.