Gjen gruan nudo, plagos shtatë persona
Një çift polak është dëbuar nga Turqia duke u ndaluar hyrjen për pesë vite. Kjo pasi burri polak plagosi shtatë persona, përfshirë dy policië, pas zemërimit pasi gjeti bashkëshorten e tij nudo në pishinën e hotelit.
Çifti Mercin Tomasz Flakiewicz dhe Jolanta Irena Flakiewicz, shkuan në Turqi nga Britania e Madhe dhe incidenti duket se ka ndodhur nga konsumi i madh i alkoolit.
Pasi çifti kishte nga mesditja deri në orën 11 të natës duke konsumuar alkool, gruaja e polakut ka hequr rrobat duke ecur rreth pishinës së hotelit.
Punonjësit e hotelit i kanë kërkuar polakut që të ndërhyjë, por ai ka reaguar ashpër duke sulmuar punonjësit dhe dy turistë rusë.
Në dëshminë e dhënë në polici, polaku ka pretenduar se është zemëruar pasi gjeti bashkëshorten të zhveshur.
Në pamundësi për të kontrolluar çiftin, punonjësit e hotelit lajmëruan policinë, e cila gjithashtu ra pre e sulmit. U desh përdorimi i gazit lotsjellës që çifti të arrestohej.