Gjendet një thes me granata në Firajë
Një banor i Firajës së Shtërpcës ka lajmëruar në Polici se ka gjetur një thes me mjete eksploduese.Sipas Policisë në thes janë gjetur gjashtë granata dore dhe 5 karikatorë të Kallashnikovit.
Policia ka siguruar vendin e ngjarjes ndërsa njësia për deminim e FSK-së ka tërhequr mjetet eksploduese nga vendi i ngjarjes pa ndonjë incident.