Pesë shqiptarë, pjesëtarë të një grupi kriminal janë dënuar në total me 30 vite burg për trafik droge dhe pastrim parash.

Mes të dënuarve janë dy vëllezërit, Eduart Plaku, 37 vjeç, i cili është dënuar gjashtë vite dhe Antonio Plaku, 25 vjeç, me 17 vite.

Ndërsa Albert Cena, 29 vjeç, është dënuar me katër vite burg. Gjithashtu është dënuar dhe britaniku Stephen Thomas me 21 muaj burg.

Më parë është dhënë dënim dhe për Fatjon Shehu, 29 vjeç, i cili mori dënim me 21 muaj burg dhe Leonard Hasanaj, 33 vjeç, me tre vjet burg.

Hasanaj u kap me 2 kg kokainë me vlerë 124 mijë paund, ndërsa po e transportonte me taksinë e Stephen Thomas. Ndërsa Antonio Plaku u identifikua si pritësi i drogës dhe u kap me një çantë me 40 mijë paund cash.