Identifikohet trupi i gjetur në Kaliforni: Studentja shqiptare u godit në kokë
Trupi i pajetë i gjetur në veri të Kalifornisë i përket studentes shqiptare, Adea Shabani, e cila rezultonte e zhdukur prej më shumë se një muaji në Los Angeles.
25-vjeçarja nga Maqedonia u gjet në një zonë të largët, më shumë se 645 kilometra nga apartamenti ku jetonte në Hollywood.
Zyrtarë të zyrës së Sherifit në Nevada konfirmuan se trupi i përket së rese, e cila u identifikua nga tatuazhet. Shabani kishte marrë plagë të rënda në kokë, megjithatë shkaku ekzakt i vdekjes së saj është ende duke u hetuar.
Duke folur në një konferencë për shtyp të martën, kreu i policisë së Los Angeles tha se autor i kësaj ngjarjeje të rëndë dyshohet të jetë i dashuri i saj.
Lajme të ngjajshme:
SKANDALOZE-Me vendim arbitrar të ministrit,mbyllet Qendra Kulturore e Kosovës në Malmö
VAZHDOJNË AKTIVITETET PËR KANALIN TELEVIZIV PËR MËRGATËN
Bandat shqiptare “ribashkojnë” familjet në Britani për 18 mijë paund
Miratohet vendimi për “Prodhimin, Transmetimin dhe Financimin" e emisioneve televizive për Diasporën...
Kush e pengoi organizimin e festivalit tradicional “Beqir Sefë Gashi”në Malmö?