Hollande fiton raundin e parë të zgjedhjeve në Francë

Hollande e fitoi siç pritej raundin e parë të zgjedhjeve presidenciale. Sarkozy doli i dyti. Le Pen mori shumë më tepër vota seç pritej.

 

Në garën për postin e presidentit të Francës do të ketë një duel midis mbajtësit aktual të postit, Nikola Sarkozy dhe François Hollande. Në raundin e parë të zgjedhjeve sot, sipas përllogaritjeve Sarkozy mori 25,5 % deri 27,7% të votave.

 

Mbështetës të Hollande-s pas zgjedhjeveMbështetës të Hollande-s pas zgjedhjeve

Me këtë ai mbeti pas sfiduesit të tij, që mendohet se ka marrë 28,4 deri 29,3 % të votave. Nga kandidatët e tjerë, vota më shumë mori shefja e Frontit Nacional, Le Pen. Për të e dhanë votën 18,2 deri 20 përqind e zgjedhësve.

Në zgjedhjet e balotazhit konsiderohet si favorit 57 vjecari Hollande, kryetar i Partisë Socialiste. Zgjedhjet do të zhvillohen pas dy javësh, më gjashtë maj.