Shqipëria ka marrë vrull drejt Bashkimit Europian, ndërsa të martën e hapi kapitullin e parë të negociatave për anëtarësim. Kryeministri Edi Rama pret që për 5 vjet vendi të hyjë në BE. Shumë optimist është edhe presidenti Bajram Begaj. Nga Kosova, presidentja Vjosa Osmani dhe kryeministri Albin Kurti dërguan urime. Shtetit që e udhëheqin ata do t’i duhet të bëjë shumë rrugë për të mbërritur aty ku është Shqipëria tash. Kosova është i vetmi vend në rajon që s’e ka marrë as statusin e vendit kandidat për anëtarësim. Ky hap i radhës kërkon vendim unanim të Këshillit Europian dhe mosnjohja nga pesë prej 27 shteteve anëtare të bllokut, premton një proces shumë të ndërlikuar.

Shpërndaje artikullin në: