Çeku: Forca opsion për zgjedhjen e situatës në veri
Ministri i Forcës së Sigurisë, Agim Çeku ka deklaruar se veriu i Mitrovicës është një problem, i cili kërkon angazhimin e të Qeverisë, por edhe të gjitha subjekteve tjera, përfshirë këtu edhe shoqërinë civile, mediat, në integrimin e kësaj pjesë, megjithatë, theksoi se forca është mjeti i fundit, por mbetet mjet për zgjedhjen e situatës në veri.
Këto, komente ministri Çeku, i bëri të dielën gjatë mbjelljes së disa fidanëve në kazermën e FSK-së “Adem Jashari”, me rastin e Ditës së tokës, ku tha se çdokush brenda Qeverisë së Kosovës ka rolin e vetë në veri dhe të gjithë duhet kontribuojnë në integrimin e kësaj pjese.
“Veriu është një problem i cili kërkon angazhimin e të gjithëve, jo vetëm Qeverisë, brenda Qeverisë, të gjitha ministrive, por edhe të gjitha subjekteve tjera përfshirë këtu edhe shoqërinë civile, mediat, çdo njeri prej nesh kemi rol për të luajtur për integrimin e veriut, normal ne e kemi thënë edhe në Kuvend edhe gjithkund se forca është mjeti i fundit, por mbetet mjet për zgjedhjen e situatës në veri”, ka thënë Çeku.
Megjithatë, Çeku nuk tregon për rolin e Forcës së Sigurisë në veri, duke thënë se FSK-ja tani është nën kontrollin demokratik civil dhe i kryen punët e veta dhe urdhëratë të cilat i merr