Ngjarja e rëndë në Shkodër: Nëna dhe 3 fëmijët dyshohet se u vetëmbytën
Të tronditur ! Ngjarja e rëndë në Shkodër: Nëna dhe 3 fëmijët dyshohet se u vetëmb*tën në lum për shkak të dhunës, arrestohet burri
Policia e Shkodrës ka dalë me një deklaratë zyrtare lidhur me ngjarjen e rëndë të ndodhur në Shkodër ku një nënë me 3 fëmijët e saj dyshohet të jenë mbytur në lumin Buna.
Policia ka arrestuar shtetasin Ergys Arrazi për dhunën ndaj bashkëshortes së tij, Alma Arrazi që dyshohet të jetë vetëmbytur bashkë me 3 fëmijët e saj të mitur, 9, 6 dhe 4 vjeç.
Trupi i pajetë i vajzës 9-vjeçare është gjetur nga një peshkatar me shenja në fytyrë, ndërkohë polumbarët e RENEA po kërkojnë në ujërat e lumit Buna për trupat e nënës dhe 2 fëmijëve të tjerë, të cilët rezultonin të zhdukur prej 3 ditësh.
“Menjëherë pas kallëzimit të shtetasit E. A., 31 vjeç, të bërë më datë 03.05.2024, se më datë 02.05.2024, ishin larguar nga banesa, bashkëshortja e tij, shtetasja A. A., 39 vjeçe dhe 3 fëmijët e tyre të mitur (9, 8 dhe 3 vjeç), u ngrit një grup i posaçëm hetimor për të hetuar shkaqet e largimit nga banesa. Bazuar në hetimet e kryera dhe inteligjenca policore, dyshohet se shkaku i largimit nga banesa ishte dhuna e ushtruar nga 31-vjeçari, ndaj bashkëshortes dhe fëmijëve, të cilët dyshohet se mund të kenë kryer vetëvrasje. Më datë 04.05.2024, u bë ndalimi i shtetasit E. A., 31 vjeç (i dënuar më parë për kultivim të bimëve narkotike), për veprën penale “Shkaktimi i vetëvrasjes””, bëri me dije policia.