Akuza dhe fyerje midis kryeparlamentarit Krasniqi dhe ministrit Rexhepi
Akuza dhe fyerje kanë pasuar midis kryetarit të Parlamentit të Kosovës, Jakup Krasniqi dhe ministrit të brendshëm, Bajram Rexhepi.
Konflikti ka nisur sot kur kryeparlamentari Krasniqi me fillimin e seancës së sotme ka kërkuar që të tërhiqen pjesëtarët e policisë para ndërtesës së Parlamentit dhe se ka akuzuar ministrin Rexhepi se ai nuk mund të bëj ligjin dhe të keqpërdor organet policore për interesat e tij.
Por, situata ka kulminuar kur ministri Rexhepi në seancën e pasdites është paraqitur me fjalën e tij para Parlamentit për të sqaruar lidhur me praninë e sotme të njësive policore.
Menjëherë pasi që ministri Rexhepi e mori fjalën, filloi të akuzoi kryeparlamentarin për deklaratat e sotshëm në mëngjes, mirëpo i menjëhershëm ka qenë reagimi i Krasniqit, duke e lutur regjinë që t’ia ndërpres fjalën.
Rexhepi i tha kryeparlamentarit se do të thërras konferencë të menjëhershme, ndërsa Krasniqi i tha “rruga e mbarë të qoftëâ€.
Krasniqi para se ta mbyllë seancën, ka akuzuar Qeverinë se brenda saj ka ministra rrugaçë. “Keni pru ministra rrugaçë, ja pafshi hajrinâ€, ka thënë Krasniqi i nervozuar.
Pas këmbimit të fjalëve midis këtyre dyve, ndërhyri edhe kreu i grupit parlamentar të PDK-së, Adem Grabovci, i cili e “falënderoi†Krasniqin për qasjen e tillë ndaj ministrit Rexhepi dhe PDK-së.
Krasniqi iu përgjigj Grabovcit me fjalët: “mblidhi 80 nënshkrime dhe më shkarkoni nga posti i kryetarit të Kuvendit”. Situata e krijuar në Kuvend, bëri që senaca të shtyhet për nesër në orën 10:00.
Pas kësaj ngjarje ka pasuar konferenca me gazetarët e thirrur nga Ministri i Punëve të Brendshme, Bajram Rexhepi në ambientet e Qeverisë.
Rexhepi ka thënë se reagimet e Kryeparlamentarit vijnë pas aleancave politike të Krasniqit me disa parti politik, duke aluduar në Lëvizjen Vetëvendosje.
Ai ka akuzuar Kryetarin e Kuvendit se po keqpërdor institucionin më të lartë shtetëror.
“Kryetari i Kuvendit ma ka mohuar të drejtën për të reaguar ndaj kritikave që më i ka dhënë, duke keqpërdor foltoren e Kuevendit dhe duke akuzuar për diçka që nuk ka qenë fare e vërtetëâ€, ka thënë Rexhepi, duke e quajtur të turpshëm veprimin e kryeparlamentarit Krasniqi.
Ministri Rexhepi i është përgjigjur edhe thirrjes së Krasniqit për të dhënë dorëheqje. “Nuk e kam ndërmend të jap dorëheqjeâ€, ka thënë ai.
Ish-Kryeministri Rexhepi ka folur edhe për luftën dhe meritat që po merren në emër të saj. Rexhepi ka thënë se në luftë ka qenë prej vitit 1996, ndërsa Jakup Krasniqi prej vitit 1999. “Në kohen kur ai ka shkruar komunikata nga bunkerët, unë kam qenë i ekspozuar në front ndaj rreziqeve të minahedhësve dhe gulinovaveâ€, ka shtuar ai.
Konflikti midis Rexhepit që po përkrahet nga kryeministri Hashim Thaçi dhe në anën kryeparlamentarit Jakup Krasniqi pritet të vijoj edhe gjatë ditëve të ardhshme duke shkaktuar çarjet e para të thelluara brenda PDK-së, që është partia qeverisëse në Kosovë.