Thënie të urta nga Benjamin Franklin
Benjamin Franklin (1706 – 1790) ishte një nga personalitetet e shquara amerikane që dha kontributin e tij për pavarësinë e Shteteve të Bashkuara. Ai ishte shkencëtar, politikan, gazetar, publicist, autor, diplomat, aktivist dhe shpikës.
Ai shpiku syzet bifokale, sobën Franklin, rrufepritësin etj. Diderot dhe D’Alembert i janë referuar Franklin-it si mishërim i urtësisë praktike.
Në nder të tij, është emëruar njësia e ngarkesës elektrike me “Franklin”. Ai, gjithashtu, hulumtoi gjatë në Rrymat e Gjirit dhe temperaturat e kripërat e Atlantikut të Veriut, në mes të Anglisë dhe Amerikës së Veriut.
Gjeni më poshtë thëniet më të mençura të Benjamin Franklin, të përmbledhura nga Ekonomia Online:
Ai që mendon se paraja bën çdo gjë, për paranë bën çdo gjë.
Ata që janë të aftë për justifikime, rrallëherë janë të aftë për gjë tjetër.
Kush ka durim mund të ketë ç’të dojë.
Tragjedia e jetës është se plakemi shumë herët dhe mësojmë shumë vonë.
Ku ka martesë pa dashuri, do të ketë dashuri pa martesë.
Nëse nuk do që të harrohesh sapo të vdesësh, ose shkruaj diçka që vlen të lexohet, ose bëj diçka që vlen të shkruhet.
Kush jeton duke shpresuar, vdes me barkun thatë.
Kush dashurohet tepër me veten, nuk do të këtë konkurrentë.
Nëse do të njohësh vlerën e parasë, kërko një borxh.
Huadhënësit kanë kujtesë më të mirë se huamarrësit.
Të mençurit nuk kanë nevojë për sugjerime, kurse budallenjtë s’i marrin parasysh.
Nëse macja mban doreza, zor se do të zërë minj.
Çdo gjë që nis me tërbim, mbaron me turp.
Një varkë me vela dhe një femër shtatzënë, janë gjërat më të bukura që mund të shihen.
Nëse e dashuron jetën, mos e shpërdoro kohën, pasi koha është substanca nga e cila përbëhet jeta.
Kujdes me shpenzimet e vogla, pasi një peshë e vogël mund të fundosë një anije të madhe.
Kush heq dorë nga liria për të pasur një siguri të përkohshme, nuk meriton as lirinë e as sigurinë.
Birra është prova që Zoti na do dhe dëshiron që të jemi të lumtur.
Nuk ka pasur akoma një luftë të mirë apo një paqe të keqe.
Ai që i kujton me mall kohët e bukura, i bën edhe më të këqija kohët e këqija.
Luftoji gjithnjë veset e tua, jeto në paqe me fqinjët e tu dhe bëj që çdo vit i ri të të gjejë më të mirë.
Mësoji tët biri të heshtë, të flasë mëson vetë.
Të rebelohesh ndaj tiranëve është t’i bindesh Zotit.
Zemra e një të çmenduri është në majën e gjuhës së tij, por gjuha e një të mençuri është në zemrën e tij