Tiranë, 29 Janar, NOA – Gazetat shqiptare janë të mbushura kryesisht me artikuj që flasin për tubimin homazh dje të opozitës, i cili nuk u shoqërua me dhunë, shoqëruar me deklaratën rreth saj të Partisë Demokratike si edhe kryesocialistit Rama.

E përditshmja “Shekulli” ka si argument kryesor të ditës “Ana pret drejtësi”, i cili është një reportazh i realizuar nga manifestimi homazh i opozitës dje në bulevardin “Dëshmorët e Kombit”.

“Detajet e dorëzimit të gardistëve”, është një artikull tjetër që tregon mbi thirrjet e gardistëve nga organi i akuzës për të përfshirët në demonstratën e dhunshme.

“Zbulohen mesazhet, Edi Rama u kërcënua me atentat një natë para demonstratës” është një artikull tjetër që do lexoni në këtë gazetë.

E përditshmja “Panorama” ka si argument kryesor titullin “Dëshmitë në Polici/ Gardisti: Nuk kishim urdhër të qëllonim”, i cili flet për dëshmitë e dhëna në polici nga gardistët gjatë demonstratës së 21 Janarit.

“Homazhe paqësore me lule dhe qirinj, Rama: SHBA të rishohë raportet me Berishën”, është një tjetër artikull i gazetës.

Vijojnë disa nga titujt e tjerë të kësaj gazete “Mirjeta e Marieli ndahen me lot në Big Brither, vajza ka të dashur jashtë”; “Agim Baçi: Bravo manifestimi, po një javë më parë?”; “Elsa Ballauri: Populli është në mes” etj.

“Gazeta Shqiptare” ka si artikull kryesor “Berisha, i mundur nga lulet/ Qetësia e 100 mijë demonstruesve, Rama: Protestat do vazhdojnë”, i cili citon deklaratat e bëra nga kryesocialisti pas manifestimit të djeshëm homazh të opozitës.

“Marrëveshja për gardistët: Prokurorët të shkonin në polici, nuk pranon Ina Rama” është një artikull tjetër i kësaj gazete.

Kurse “Berisha nxjerr puçistët: Edi Rama, Ina Rama, Bahri Shaqiri dhe Bamir Topi”, flet për reagimin e kryeministrit mbi demonstratën e 21 Janarit.

E përditshmja “Shqip” hapet me titullin kryesor “Opozita triumfon me heshtje”, i cili tregon sesi është zhvilluar i qetë dhe pa asnjë incident demonstrata homazh e opozitës.

“Berisha sulm ndaj Topit: nuk tha asnjë fjalë për dhunën” është një tjetër artikull kryesor i kësaj gazete, i cili citon deklaratat e radhës të kryeministrit mbi reagimet e 21 Janarit.

Vijojnë disa nga titujt e tjerë të kësaj gazete “Palestinezët lënë Greqinë, mësyjnë Sarandën”, “Parlamenti evropian: Të ndihmojmë palët të gjejnë zgjidhje” etj.

E përditshmja “Koha Jonë” hapet me titullin “PD: Edi Rama vërtetoi se organizoi 21 Janarin”, i cili pasqyron reagimin e selisë blu pas demonstratës homazh të opozitës.

Një artikull i veçantë i kësaj gazete është edhe ai me titullin “Rama foli anglisht para shqiptarëve”.

Një tjetër artikull i kësaj gazete është ai me titull “Kreu i PS: Nuk hyjmë në zgjedhjet e 8 Majit