Protesta e opozitës-Basha: Kjo është thirrja e popullit
Akuza dhe thirrje ndaj Edi Ramës për tu larguar nga posti i kryeministrit.
Kjo është zgjidhja e vetme e problemeve të Shqipërisë sipas kreut të PD.
Ai tha se sot merr fund politika që mban pushtet të vjedhur dhe të grabitur nga Edi Rama.
“Opozita dhe qytetarët vendosin një raport të ri një raport të vërtetë mes doraceve politike, por mbi të gjitha një raport të ri mes qytetarëve të lirë dhe pushtetit të krimit. Sot vdes 25 qershori, mbaron dhe merr fund politika që mban pushtet të vjedhur dhe të grabitur. Sot vdes pushteti që nuk u përgjigjet qytetarëve dhe vullnetit të tyre. Kjo është thirrja e popullit që ju mohua liria nga narko-qeveria e Edi Ramës. Sot e ka parë e gjitha bota dhe të gjitha shqiptarët”.
Basha tha se vetëm në një vend si Nikaragua ndodh që kreu i qeverisë të financojnë fushatën e tij elektorale me milionat e drogës, vetëm në diktaturat e Afrikës ndodh që ministri i Brendshëm të jetë edhe i pari i trafikut të drogës.
“Vetëm në një vend si Nikaragua ndodh që kreu i qeverisë të financojnë fushatën e tij elektorale me milionat e drogës. Vetëm në diktaturat e Afrikës ndodh që ministri i Brendshëm të jetë edhe i pari i trafikut të drogës. Vetëm në Venezuelë ndodh që shefi i mbrojtjes të jetë bashkëpunëtori më i ngushtë i baronëve të drogës. Vetëm në Afganistan ndodh që vëllai i kreut të ekzekutivit të jetë edhe trafikanti më i madh i drogës”.