15;37- Anëtari i Dhomës së Përfaqësuesve, Eliot Engel, kryetar i grupit të çështjeve shqiptare në Kongresin amerikan, dënoi dhunën e një ditë më parë në protesten anti qeveritare ne Shqipëri dhe u bëri thirrje të gjitha palëve t’i zgjidhin mosmarrëveshjet paqësisht dhe nëpërmjet dialogut. “Jam thellësisht i dëshpëruar për humbjen e jetëve”, tha ai, “dhe u shpreh ngushëllimet e mia më të sinqerta familjeve të viktimave”. Engel u shpreh se të gjithë njerëzit në Shqipëri kanë të drejtën të demonstrojnë në mënyrë paqësore dhe të shprehin mendimet e tyre. Megjithatë, theksoi ai, dhuna e ushtruar për të avancuar pikësynime politike është thellësisht për të ardhur keq. Engel u bëri thirrje të gjithë shqiptarëve të tërhiqen menjëherë nga tensione të tilla tejet të dëmshme dhe t’i zgjidhin mosmarrëveshjet në rrugë paqësore dhe pa gjakderdhje Me herët Shtetet e Bashkuara me anë të zëdhënësit te departamentit të shtetit Croëley dënuan dhunën në Shqipëri dhe shprehën keqardhjen për humbjen e jetëve dhe plagosjet gjatë protestave. “Na vjen keq që demonstrata nuk ishte paqësore dhe që nuk u morën parasysh thirrjet për qetësi që u bënë përpara protestës”, u shpreh Croëley në një konferencë për shtyp. Një ditë para protestës ambasada amerikane bëri thirrje që ajo të ishte paqësore dhe konstruktive.  Croëley tha se u mësua me keqardhje për disa vdekje dhe disa dhjetëra të plagosur nga përleshjet.”Përdorimi i retorikës provokuese dhe sugjerimi apo toleranca e çdo lloj dhune i shkakton një dëm të madh popullit të Shqipërisë, cili meriton më shumë se kaq”, tha zoti Croëley në konferencën për shtyp. Qëndrimi i shprehur prej tij kishte të njëjtin ton si deklarata e përbashkët e Shteteve të Bashkuara, BE-së dhe OSBE-së në Tiranë ku shprehej keqardhja qe demonstrata nuk ishte paqësore dhe kishte pasur viktima.

Arvizu: Për të ardhur keq që thirrja e SHBA-ve për protesta paqësore nuk u dëgjua 

Ambasadori amerikan Aleksandër Arvizu bën thirrje për kompromis mes palëve ku këto negociata kanë dështuar. Këto thirrje vijnë pas demostratës së zhvilluar dje nga opozita. Ky ka qënë qëndrimi i deklaruar i ambasadorit amerikan ndërsa kërkoi që mes palëve të gjendet një gjuhë e përbashkët, për ti dhënë fund provokimeve, sharjeve të panevojshme dhe për ti dhëne fund dhunës. Ndër të tjera, ai u bëri thirrje të gjitha palëve politike që të zgjidhin mosmarrëveshjet në mënyrë paqësore nëpërmjet dialogut dhe të tërhiqen nga këto tensione të panevojshme. “Duhet të bëni çmos për të shmangur dhunën e dënueshme. Eshtë për të ardhur keq që thirrjet tona për protesta që të ishin paqësore nuk u dëgjuan. Dhuna duhej të ishte shmangur, duhej parandaluar që të mos të ndodhë përsëri për hir të gjithë shqiptarëve. Disa e kanë përcaktuar si thirrje të demostratave. Shqipëria ka nevojë për përgjegjësi politike”- u shpreh diplomati amerikan. Arvizu në një sinkron të plotë i mëshoi faktit për një kompromis duke kritikuar palët të cilat bëjnë thirrje maksimale për të anuar në kërkesat e tyre. Për të arritur në një rimëkëmbje duhet që të zgjidhen përfundimisht mosmarrëveshjet, vijoi me tej ambasadori.

…