Një grup i zyrtarëve të lartë të SPAK bashkë me kreun e këtij institucioni, Altin Dumani ndodhen këtë javë në Uashington, DC, të Shteteve të Bashkuara të Amerikës në një vizitë studimore.
Pjesë e delegacionit është edhe Arben Kraja dhe Enkeleda Millonai, prokurorët që po hetojnë dosjen e Sali Berishës dhe dhëndrit Jamarbër Malltezi për aferën e privatizimit të ish kompleksit Partizani i cili pasoi me ndërtimin e 19 kullave dhe sipas SPAK i dha një fitim prej 5.4 milionë euro dhëndrit të ish kryeministrit.   

Prokurorët e Strukturës së Posaçme Antikorrupsion kanë diskutuar edhe sfidat e sigurisë me Shërbimin Marshall të SHBA-ve që mbron gjyqtarët, prokurorët, stafin e gjykatës dhe dëshmitarët.

Në një njoftim në rrjetin social në Facebook, Ambasada e SHBA-ve në Shqipëri shkruan se vizita e zyrtarëve të SPAK do të përfshijë gjithashtu takime me Departamentin e Shtetit të SHBA-së, Departamentin e Drejtësisë, Administratën kundër Narkotikëve (DEA) dhe Byronë Federale të Hetimit (FBI).

“Zyrtarë të lartë të SPAK-ut po marrin pjesë në një vizitë studimore në Uashington, DC këtë javë. Të udhëhequr nga anëtarët e ekipit të Zyrës për Zhvillimin, Ndihmën dhe Trajnimin e Prokurorisë Jashtë Vendit të Ambasadës së SHBA në Tiranë (OPDAT), zyrtarët e SPAK-ut u takuan me drejtuesit kryesorë të Departamentit të Drejtësisë nga OPDAT dhe Programit Ndërkombëtar të Ndihmës për Trajnimin për Hetimet Penale (ICITAP).

Prokurorët e SPAK diskutuan gjithashtu sfidat e sigurisë me Shërbimin Marshall të Shteteve të Bashkuara, i cili mbron gjyqtarët, prokurorët, stafin e gjykatës dhe dëshmitarët federalë të Amerikës.Vizita do të përfshijë gjithashtu takime me Departamentin e Shtetit të SHBA-së, Departamentin e Drejtësisë, Administratën kundër Narkotikëve (DEA) dhe Byronë Federale të Hetimit (FBI)”, thuhet në postimin e Ambasadës Amerikane në Tiranë.

/TEMA

Shpërndaje artikullin në: