Ish kryeministri i Kosovës Agim Ceku, ka thënë se Koalicioni për Kosovën e Re është i gatshëm të jetë partner i PDK-së në qeverisjen e ardhshme nëse i garantohet krijimi i një qeverie me njerëz me kredibilitet të lartë, kompetentë dhe profesionalë. Por, për të hyrë në koalicion ka edhe një kusht .

“Posti i presidentit të vendit t’i takojë presidentit të AKR-së, Behgjet Pacollit”. Çeku gjatë një interviste për “Epokën e Re”, ka thënë se nuk janë gjithmonë vetëm numrat ata qe garantojnë stabilitetin dhe funksionalitetin e një qeverie.

Stabilitetin dhe funksionalitetin e një qeverie, sipas tij, e garantojnë përgjegjësia, korrektësia dhe besimi reciprok midis partnerëve qe ndërtojnë një koalicion. Sipas tij, Koalicioni Kosova e Re i ka dhe i garanton këto vlera