Kryeminsitri i Kosovës apelon për stabilitet në Shqipëri
Kryeministri Thaçi ka ftuar të gjitha institucionet e shtetit shqiptar, spektrin e gjerë politik dhe qytetarët që në këto momente jashtëzakonisht të rëndësishme për perspektivën integruese dhe zhvillimore të Shqipërisë të ruajnë stabilitetin e vendit…
“Republika e Shqipërisë, qytetarët shqiptarë, institucionet e shtetit dhe të gjitha forcat politike duhet që bashkërisht të punojnë në frymën e forcimit të shtetit shqiptar, të fuqizimit të rendit dhe ligjit, të paqes, demokracisë, dhe mbi të gjitha të ruajnë frymën e solidaritetit dhe të unitetit politik dhe qytetar, që është vlerë kulmore e shqiptarëve”, thuhet në apelin e Thaçit.
Në emër të Qeverisë së Kosovës, kryeministri Thaçi i shprehu ngushëllimet më të sinqerta familjeve të viktimave të protestës të së premtes në Tiranë, ndërsa të lënduarve iu dëshiron shërim të shpejtë.