Policia ka ndaluar edhe tre shtetas të tjerë në kuadër të operacionit në Lazarat për kapjen e të dyshuarve për ngjarjen e rëndë të ndodhur më 24 qershor, ku mbeti i vrarë një efektiv i Forcave RENEA dhe u plagosen dy të tjerë.

Burime policore bëjnë të ditur se sot rreth orës 05:00 janë ndaluar KlodianSelimi, 19 vjeç, banues në fshatin Lazarat, ElvisBoci, 19 vjeç, banues në fshatin Lazarat, si dhe DervishGaba, 20 vjeç, banues në Lazarat.
Ndalimi i këtyre shtetasve u bë, pasi Prokuroria e Krimeve të Rënda në Tiranë ka nxjerrë urdhërndalimi për ta, pasi dyshohetse këta shtetas në bashkëpunim me shtetasit Arbjon Alikodhe Alban Aliko e persona të tjerë, më dt.24.06.2015, rreth orës 09:30 në fshatin Lazarat, Gjirokastër, kanë qëlluar me armë zjarri në drejtim të forcave të policisë, ku sipasojë ka mbetur i vrarë një punonjës i forcave RENEA dhe janë plagosur dy punonjës të tjerë.

Ndalimi i tyre u bë për veprat “Vrasja e punonjësit të policisë në bashkëpunim”, si dhe “Prodhimi dhe mbajtja pa leje e armëve luftarake dhe e municionit”.