Ku do ta vazhdojnë karrierën Mbappe, Messi dhe Neymar?
Që nga viti 2012, kur u mor nga Katari, PSG ka shpenzuar mbi një miliardë e gjysmë euro për blerjen e lojtarëve.
Në atë periudhë ata fituan tetë kampionate franceze dhe 12 kupa vendase, por një trofe është i paarritshëm për ta, ai që ishte synimi kryesor kur blenë klubin dhe ai është trofeu i Champions League.
Ata u afruan më shumë dy vjet më parë, por u mundën nga Bayern.
Pasi i njëjti klub i largoi sërish nga Champions League edhe këtë sezon, tashmë në 1/16, duket qartë se një epokë po i vjen fundi.
Një dyshe prej 402 milionë eurosh
Në verën e vitit 2017, PSG solli Kylian Mbappe dhe Neymar për 402 milionë euro. Ata mbajnë ende rekordin e dy transfertave më të shtrenjta edhe sot.
Shpërndaje artikullin në: