KËSHILLI PËR TË DREJTAT E NJERIUT në Preshevë
Njoftim
Me rastin e Ditës ndërkombëtare për të drejtat e njeriut, Këshilli për të drejtat e njeriut, në bashkëpunim me forumet rinore të të gjitha partive parlamentare shqiptare të Luginës ë Preshevës (PVD, PDSH, UDSH, LPD, BDL, LKSH), organizon protestë kundër mosnjohjes së diplomave të Kosovës në Serbi.
Marshi protestues me moton “Ndal dëbimit të trurit!” organizohet më 10 dhjetor 2010 me fillim në ora 13.00 para Gjimnazit “Skënderbeu” në Preshevë.
Ramiz Sadiku, 50
17523 Preshevë, Serbi
Tel: +381 (0)17/660-754
+ 381 (0) 63-7797 570
E-mail: kdnjpmb@gmail.com
Nga Këshilli organizativ
Preshevë, 6 dhjetor 2010
Reagim
Këshilli për të Drejtat e Njeriut me seli në Bujanoc shpreh indinjatën e tij ndaj publikimeve të disa shkrimeve gazetareske në gjuhën serbe, sidomos në gazetat “Pravda” dhe “Kurir”, ku parafrazohen dhe transmetohen pikëpamje luftënxitëse në Preshevë, Bujanoc dhe Medvegjë.
Përkujtojmë opinionin se të gjitha qëndrimet e fundit zyrtare të organeve përgjegjëse shtetërore të sigurisë konstatojnë gjendjen e qetë dhe stabile në Preshevë, Bujanoc dhe Medvegjë.
Në këtë drejtim, artikujt përkatës janë jo vetëm në kundërshtim me gjendjen reale, por edhe mund të kontribuojnë negativisht në klimën e përgjithshme të sigurisë.
Ftojmë njëkohësisht mediat që të vazhdojnë t`i shërbejnë normave profesionale, në përputhje me kodin etik dhe gazetaresk, duke i shërbyer gjithashtu paqes në rajon.
Kryetari i Këshillit për të Drejtat e Njeriut
Belgzim Kamberi
Preshevë, 6 dhjetor 2010