Veseli: U vra njeriu që ka përkrahur Republikën e Kosovës (i plotësuar)

newsPersona të panjohur kanë vrarë me armë zjarri një person rreth orës 14, në afërsi të Jarinës, vendkalimit kufitar midis Kosovës dhe Serbisë.

Lajmin e ka konfirmuar zëdhënësi i policisë së Kosovës, Besim Hoti, i cili ka thënë se viktima ishte e përkatësisë kombëtare boshnjake, nga fshati Rvatska, i komunës së Leposaviqit.

Është vrarë të mërkurën Shefko Sallkoviq, pjesëtar i komunitetit boshnjak nga fshati Rvatska të komunës së Leposaviqit. Ngjarja ka ndodhur rreth orës 14.00 në fshatin Postenje, ndërkohë që thuhet se Sallkoviq është qëlluar nga njerëz që qarkullonin me një “Opel Astra” me ngjyrë ari metalike

Në njoftim thuhet se nga të shtënat me armë zjarri është plagosur edhe Edin Islamoviq, i cili në kohën e sulmit ishte duke udhëtuar me makinë së bashku me viktimën.

I vrari është Shefko Salkoviq nga koalicioni i boshnjakëve “Vakat”, ka konfirmuar për Radion Evropa e Lirë, përfaqësuesi i këtij koalicioni, Sadik Idriz.

Motivet e kësaj vrasjeje tash për tash mbeten të panjohura.