“Fantazma” në një ndërtesë të New Yorkut
Një ndërtesë historike në New York ka fituar vëmendjen për arsye të gabuara.
Shtëpia e vitit 1880 në lagjen Camden, është vënë në shitje për 105 mijë dollarë, çmim i cili mund të bie edhe më shumë për disa mysafirë të paftuar në këtë shtëpi.
Kamerat e Google Street View kanë fotografuar disa shenja të dorët nëpër dritaret e shtëpisë me pesë dhoma, duke shtyrë njujorkezët të mendojnë se shtëpia nuk është e pabanuar, ashtu siç mendohej më parë.
Shtëpia e moçme është vënë në shitje që nga viti 2010, kur pronarët e saj në mënyrë misterioze e braktisën shtëpinë pak ditë pasi e blenë atë.