Kryetari i PDSH-së, Menduh Thaçi kërkoi që edhe kryetari i BDI-së, Ali Ahmeti të përfshihet dhe disa funksionarë të lartë të kësaj partie.

Ai këtë e ka deklaruar pas një pyetje lidhur me shkrimet e javores “Fokus”, në të cilën janë përmendur emra nga radhët e BDI-së, të përfshirë si ish-bashkëpunëtor të sigurimeve shtetërore.

” Unë e kam lexuar gazetën që e përmendët edhe pse aty janë emrat e fshirë, unë , z. Ahmeti, sigurisht sot brenda ditës gati të gjithë shqiptarët e kanë të qartë se për cilin bisedohet. Njëri prej tyre është shkruar aty se është i Kërçovës , është në pozicion të ministrit, prej gjashtë ministrave shqiptarë më duket se vetëm njëri është prej Kërcove. I dyti edhe pse janë fshirë emrat dhe datëlindja përmendet Dibra dhe përmendet mbrojtja territorial e ish ushtrisë së Jugosllavisë dhe gjithçka është e qartë” deklaroi Thaçi. Mendoj tha ai se kjo mund të jetë shansa e fundit e Komisionit që të tregohet se a është serioz apo jo”, deklaroi Thaçi në një konferencë me gazetarët.

Gjatë konferencës Thaçi, faleminderoi anëtarët, simpatizantët e PDSH-së dhe gjithë shqiptarët siç tha për përkrahjen për Ramush Haradinajn gjatë tubimit të mbrëmshëm solidarizues, që u mbajt në sheshin e Tetovës. (INA)