Kurti: Vetëvendosje gati për zgjedhje të parakohshme
Lideri i “Vetëvendosjes”, Albin Kurti, të hënën, në Kaçanik, ka deklaruar se kjo lëvizje do jetë e gatshme për zgjedhjet e parakohshme në Kosovë. Në këtë rrafsh, ai nuk e ka përjashtuar mundësinë që pushteti aktual të bëj përpjekje për pjesëmarrjen e “Vetëvendosjes” në zgjedhjet parlamentare. “Sigurisht se regjimi në fuqi do të përpiqet të na pengojë në synimin tonë për ndryshime politike e shoqërore në Kosovë. Këta që e kanë vendosur politikën mbi institucionet…, nuk ka dyshim që mund të përdorin edhe masa arbitrare për të na vënë shumë pengesa. Ne mendojmë se nuk do ta kemi kollaj, por po ashtu mendojmë se çfarëdo pengesash të tilla nuk mund të jenë të pakapërcyeshme apo fatale për ne”, ka deklaruar Kurti.
Këto komente ai i ka bërë në konferencë për shtyp, pas themelimit të Këshillit të Zhvillimit të Qendrës së “Vetëvendosjes” në Kaçanik, në përbëjen e të cilit janë emëruar 16 veta. Kurti ka nënvizuar se “Vetëvendosjea” do të jetë e hapur për të gjithë ata që duan t’i bashkohen kësaj lëvizjeje. “Ne mendojmë se lëvizja ‘Vetevendosje’ mund të luaj një rol të rëndësishëm në bashkimin e qytetarëve për ndryshime rrënjesore politike”, ka nënvizuar Kurti.
Sipas tij, është hartuar statuti i “Vetëvendosjes”, ndërsa aktualisht është duke u punuar për përpilimin e programit politik. “Ne mendojmë se është koha e fundit që në Kosovë të kemi ndryshime politike, shoqërore e ekonomike, sepse jemi të interesuar që zhgënjimi aktual t’ia lërë vendin një shprese të re dhe jo të degjenerojë në dëshpërim të përgjithshëm”, ka theksuar lideri i “Vetëvendosjes”, duke elaboruar arsyet e vendimit të marrë për të qenë pjesë e procesit elektoral. Kurti ka lënë kuptohet se nuk do të bëjë koalicion paraelektoral me partitë në pushtet. “Nuk kemi hapur diskutim të brendshëm për koalicione parazgjedhore.
Ai ka theksuar se “Vetëvendosje” do të angazhohet edhe për aktivizimin e mekanizmit të referendumit për çështjet që kanë të bëjnë me interesin e përgjithshëm të qytetarëve. Ai ka folur edhe për synimin e “Vetëvendosjes” për të promovuar qytetari aktive në Kosovë.