90-të % e ish ushtarëve të UÇK-së janë të papunë
Rreth 90-të për qind e ushtarëve të ish Ushtrisë Çlirimtare Kombëtare (UÇK) vazhdojnë të jenë të papunë. Besim Hoda, kryetar i Organizatës së Veteranëve të Luftës së Ushtrisë Çlirimtare Kombëtare (OVL-UÇK) thotë se janë punësuar vetëm ata ish ushtarë që me hir ose pahir kanë hyrë në ndonjërën nga dy partitë shqiptare, ndërsa të tjerët vazhdojnë të jenë të papunë. “Shumica e ish ushtarëve janë të papunë. Janë punësuar rreth 10-të ose 15 për qind e ish ushtarëve që kanë hyrë në ndonjërën nga dy partitë shqiptare, ndërsa të tjerët kanë mbet rrugëve”, thotë Hoda, duke shtuar se partitë politike vazhdimisht manipulojnë me luftën dhe pjesëtarët e luftës. Hoda thotë se po të shihet gjendja e familjeve të dëshmorëve dhe invalidëve të luftës do të kuptohet se edhe gjendja e ish ushtarëve nuk mund të jetë më e mirë. “Shihni në çfarë gjendjeje janë familjet e dëshmorëve dhe të invalidëve të luftës dhe do ta kuptoni se në ç’gjendje janë ish ushtarët”, thotë kryetari i OVL-UÇK-së. Sipas të dhënave të kësaj organizatë në UÇK kanë marrë pjesë rreth pesë mijë ushtarë. Prej tyre 114 kanë rënë dëshmorë dhe rreth 100 të tjerë kanë mbet invalid. Një pjesë tjetër e ish ushtarëve është vrarë pas luftës, ndërsa një pjesë tjetër dergjet nëpër burgjet e Maqedonisë.Nëntë vjet pas përfundimit të konfliktit të armatosur në Maqedoni, statusi i dëshmorëve dhe ish ushtarëve të UÇK-së akoma nuk është rregulluar. Shpesh herë është folur se statusi i tyre do të rregullohet në bazë të Ligjeve ekzistuese, por akoma nuk është bërë asgjë.
Ndërkaq, pala e kundërt e konfliktit, branitellët e kanë të rregulluar statusin dhe kanë benifite të llojeve të ndryshme, si banesa, pensione, shkollim falas, etj.
Ndërkaq, pala e kundërt e konfliktit, branitellët e kanë të rregulluar statusin dhe kanë benifite të llojeve të ndryshme, si banesa, pensione, shkollim falas, etj.