Komiteti i Helsinkit pranë të burgosurve të Brodecit

Komiteti i Helsinkit për të Drejtat dhe Liritë e Njeriut ka vizituar në burgun e Idrizovës të burgosurit e rastit të Brodecit.
Sipas të dhënave të familjarëve, përfaqësuesit e Komitetit të Helsinkit janë interesuar për gjendjen e tyre brenda burgut, dhe për procedurat e mëtejme drejt zbardhjes së rastit ashtu siç duhet.
Komiteti i Helsinkit ka shtruar rastin edhe pranë Gjykatës së Strasburgut, kur edhe nga atje pritet ndonjë vendim konkret për ndriçimin e këtij rasti. Shqetësime për rastin e Brodecit ka shprehur edhe organizata IGFM, e cila këto ditë ka zhvilluar takime me familjarët e Brodecit. Kjo organizatë ka apeluar nga të gjitha institucionet relevante vendore dhe ndërkombëtare, që të merren seriozisht me këtë problem, i cili siç thuhet “ka prekur rëndë një kategori njerëzisht, të cilët nuk kanë pasur kurrfarë faji për faktin se kanë qenë të manipuluar dhe të keqpërdorur nga struktura të caktuara”.
Ky rast vazhdon të jetë një nga ngjarjet e kobshme që ka goditur banorët e këtij fshati të Malësisë së Sharrit, pas sulmit të njësiteve policore ndaj një grupi të armatosur në nëntor të vitit 2007, kur gjashtë persona u vranë, ndërsa u dënuan 13 banorë të tjerë me 192 burg, të akuzuar për vepra terroriste. Kjo ngjarje vazhdon të shfrytëzohet edhe për qërim të hesapeve politike midis partive shqiptare në Maqedoni. (INA)