Ndërroi jetë kompozitori i muzikës së “Titanic”-ut
James Horner, kompozitori i muzikës së filmit “Titanic”, ka vdekur në Kaliforni, në një aksident ajror. 61-vjeçari po udhëtonte me një avion të vogël dyvendësh, kur është rrëzuar në veri të Santa Barbarës, mëngjesin e së hënës.
Fituesi i dy çmimeve Oscar ka punuar me regjisorin James Cameron në tre filma, si dhe në filmat “A Beautiful Mind”, “Troy” dhe “Apollo 13”.
Aktori dhe regjisori Ron Howard shkroi në “Twitter”: “Kompozitori brilant James Horner, mik dhe bashkëpunëtor në 7 filma, ka ndërruar jetë tragjikisht në një aksident ajror. I qëndroj pranë të afërmve të tij në këto momente”.