Skllavët e klasit të lartë dhe të ulët
Skllevërit dikur në Amerikë u ndanë në dy grupe: ata që shërbenin në shtëpi dhe ata që punonin tokën. Bujqit skllevër që punonin tokën jetonin në poshtërim të madh dhe kushte jashtëzakonisht çnjerëzore, ndërsa shërbëtorët shtëpiak e konsideronin veten skllevër të një klase “të lartë” sepse kishin privilegjin të hanin ushqime të mbetura pas zotërinjve të tyre të bardhë, duke përdorur rrobat e tyre të vjetra dhe duke mos bërë punë të rëndë fizike.
Kurdoherë që bujqit skllevër që punonin tokën bëheshin bashkë me qëllimin e çlirimit nga skllavëria, shërbëtorët shtëpiak do t’i kundërshtonin ata duke informuar zotërit e tyre të bardhë rreth përgatitjeve dhe detajeve të revoltave. Kështu, bujqit skllevër do të ndëshkoheshin ashpër dhe do të humbnin shpresën për të realizuar ëndrrën e tyre për liri. Shërbëtorët nuk i tradhtuan vëllezërit e tyre me ndonjë qëllim ose kuptim të veçantë, por vetëm sepse mbetjet e ushqimit dhe rrobat e veshura ishin më të vlefshme për ta sesa liria.
Armiku më i madh i lirisë nuk është perandori, as pronari i skllavit, as gjuetari i skllevërve. Armiku më i madh i lirisë është skllavi i lumtur./ KultPlus.com