DR: BDI marrëveshje të rrezikshme për regjistrimin
Demokracia e Re (DR) ka theksuar se marrëveshja për regjistrimin e popullësisë midis VMRO-DPMNE dhe BDI-së konsiderohet e rrezikshme për shqiptarët.
“Ditëve të fundit jemi dëshmitarë se si koalicioni qeveritar në mënyrë triumfuese po promovon se ka arritur marrëveshje për sa i perket Ligjit për regjistrimin e popullatës, dhe me e çuditshme në gjithë këtë lojë është se partitë VMRO-DPMNE dhe BDI po e shesin këtë si fitore të njërës palë kundrejt tjetrës. Mirëpo, në fakt, qytetarët akoma nuk e dijnë se çka është duke pregatitur ky koalicion qeverisës. Rikujtojmë opinionin se BDI e bëri lojën e madhe duke thënë se kërkesa e tyre që komision i veçantë të përcjellë gjithë procesin e regjistrimit ishte pranuar nga VMRO-ja, mirëpo nëse e keni dëgjuar drejtoreshën e Entit statistikor nga rradhët e VMRO-së, ajo mes tjerave tha se bartës kryesor i gjithë procesit të regjistrimit të popullatës dhe përpunimit të informatave do të jetë pikërisht Enti statistikor”, ka theksuar zëdhënësi i DR-së, Arjanit Hoxha.
Ai ka drejtuar pyetje publike se çka parasheh ligji të cilin e ka popozuar BDI dhe VMRO-DPMNE për komision 25-anëtarësh, cili është roli i këtij komisioni dhe cilat janë detyrat e këtij komisioni?
“Ne dhe qytetarët duhet të dijmë se çka në fakt do të bëjë ky komision 25-anëtaresh kur bartës i tërë procesit është Enti Statistikor në të cilin institucion BDI nuk ka asnjë ndikim.
E dyta, duhet që VMRO-DPMNE dhe BDI të tregojnë se a do jetë ky komision politik apo në nivel të ekspertëve? Gjithashtu, duhet të sqarojnë se si mundet që anëtarët e këtij komisioni nëse punësohen tani mbrenda kohës si do të profesionalizohen për kohe kaq të shkurtë për një punë kaq specifike?, E treta, përmendet se vëzhgim të lehtë do të bëjë institucioni EuroStat, ndërsa nuk specifikohet se cilat janë sferat e vëzhgimit dhe kush i cakton vendet dhe nivelet e vëzhgimit ku do të vëzhgon EuroStat-i?”, ka nënvizuar Hoxha.
DR ka theksuar se periudha e muajit prill p për regjistrimin e popullatës është tejet e rrezikshme për diasporën shqiptare.