PPD: Ali Ahmeti peng i Nikolla Gruevskit
Partia për Prosperitet Demokratik thotë qeveria aktuale e udhëhequr nga kryeministri Nikolla Greuvski po qeverisë përmes sundimit dhe diktaturës partiake.
Kreu i PPD-së, Sefedin Haruni deklaroi se ekspozeja e fundit e Nikola Gruevskit para gazetarëve, për të ashtuquajturën qeverisje 4 vjeçare e VMRO-DPMNE-së, ishte edhe një dëshmi e formës destruktive të qeverisjes përmes sundimit dhe diktaturës partiake.
“Tentimi për ta legjitimuar absolutizmin partiak dhe VMRO-izimin e qeverisë është edhe një dëshmi e pamohueshme se faktori shqiptar që identifikohet përmes BDI-së, tani më edhe zyrtarisht, përmes kësaj paraqitjeje skajshmërisht ofenduese për shqiptarët, si nga forma e ekspozesë ashtu edhe nga përmbajtja është sinjal alarmues së shqiptarët edhe institucionalisht përjashtohen nga të gjitha format, madje edhe ndikimit minimal në çfardo lloj vendim-marjeje politike me të cilën do të arsyetohej e ashtuquajtura pjesëmarje në koalicionin qeveritar”, – u shpreh Haruni.
PPD-ja thotë se do ti përdor të gjitha mjetet politike që si formë e kanë veprimin demokratik, për ta denoncuar e aq më tepër edhe për ta penguar instalimin formal të etnokracisë maqedonase përmes absolutizmit partiak të sundimit të VMRO-DPMNE-së dhe depolitizimit të subjektit shqiptar në këtë Qeveri.
“Vet forma e absolutizmit partiak përmes VMRO-DPMNE-së, udhëhequr nga Nikola Gruevski, nuk lenë hapësirë për ta denoncuar edhe realizimin programor të platëformës antishqiptare të Nikola Gruevskit sepse në sistemet e etnokracisë njënacionale, në rastin konkret të etnokracisë maqedonase vetvetiu përjashtohet çdo përpjekje e funkcionimit të shtetit mbi parime të demokracisë funksionale dhe mbi parime të një shteti multinacional dhe multikulturor, prandaj edhe investimet në ekonomi, kulture, arsim, shëndetësi; të prezentuara në këtë paraqitje të Gruevskit, janë kryekëput në ambiente maqedonase, ku madje edhe minimalisht shqiptarët nuk janë të përfshirë”, shtoi kreu i PPD-së, Sefedin Haruni.
PPD-ja vlerëson se i ashtuquajturi bojkot i fotografimit të bërbashkët, ku në paraqitjet e mëpërparshme, ishin edhe ministrant e BDI-së, nuk amnestohen mëkatet politike të Ali Ahmetit, i cili edhe më tej thiret në legjitimitetin e përfaqësimit të shqiptarëve në këtë qeveri, tani më edhe zyrtarisht, VMRO-iste dhe antishqiptare.
“Mbetje e mëtejshme e Ali Ahmetit si peng i Nikolla Gruevskit në këtë qeveri kryekëput e maqedonizuar është dorëzim i verdiktit të shqiptarëve VMRO-DPMNE-së dhe Nikolla Gruevskit. Këtë votuesit shqiptar as duhet ta pranojnë e as ta arsyetojnë”, vlerëson PPD.