"Realiteti" vlerëson se roli i BDI-së është shëndërruar në kukulla të Gruevskit.
“Nuk ka fund praktika degjeneruese e deformimit të vrazhdë dhe keqpërdorimit të demokracisë ku nën mbulesën e demokracisë, kombi shumicë diskriminon kombin pakicë me imponime absurde të gjuhës, kulturës, historisë, shkencës, alfabetit e cka jo tjetër maqedonase.Krejt kjo bëhet pa u respektuar normat dhe procedurat elementare të bashkëpunimit dhe mirëkuptimit ndëretnik”, thuhet në reagimin e OJQ-së, Realiteti.
Në reagim më tej thuhet se ky vazhdim i arrogancës politike me projekte të pastërta etnocentrike, kjo politikë e promovimit dhe nxitjes së konfliktit fatkeqësisht po legjitimohet edhe nga partneri shqiptar në qeveri, BDI, ku OJQ Realiteti vlerëson se roli i BDI-së është shëndërruar në kukulla të Gruevskit.
“Se gjithcka po maqedonizohet më qartazi shihet përmes nëpërkëmbjes të të drejtave elementare kombëtare shqiptare që shfaqen në lëminë e arsimit si pjesë më e ndishme e ngritjes vetanake të një kombi”, thuhet në komunikatë.
Ja disa nga disa nga diskriminimet në sferën e arsimit sipas OJQ Realiteti;
– Vendimi për maqedonishten në klasë të parë.
– Librat e stërmbushur me tekste në gjuhën maqedonase sidomos librat e matematikës me shenja provokuese të karakterit fetar krishter.
– Detyrimi i autorëve shqiptar të librave dhe teksteve me përkthim të detyrueshëm në gjuhën maqedonase dhe alfabetin cirilik.
– Mos lejimi i zgjerimit te paraleve ne gjuhen shqipe aty ku është shfaqur nevoja dhe kërkesa.
– Mos ndërhyrja infrastrukturore në shkollat në gjuhë shqipe që janë në gjendje të mjerueshme.
– Dhe në fund kryesorja; kalimi në seancën e komisioneve parlamentare të evidentimit pedagogjik në dy gjuhë.
Realitetin apelon te të gjitha subjektet politike shqiptare sidomos atë që participon në koalicionin qeveritar të prononcohen qartazi para qytetarëve, tu shpjegojn atyre se cmimi i cilit kompromis eshte ky vendim anakronik qe aspak nuk reflekton vullnetin, deshiren dhe me se paku interesin e qytetareve gjegjesisht arsimtareve shqipetar.
“Eshte momenti i fundit qe qytetaret tu thuan stop sakrifikimit te te drejtave te tyre qytetare ne kemmbim te ndonje te drejte tjeter elementare qe u takon dhe qe eshte e pandashme nga qytetaret si qenie njerzore, e jo si rezultat i arritjes se politikave elitare në vendin tonë”, thuhet në fund të reagimit. (INA)