Sërish ndarje në LDK
Dikur partia më e madhe në vend, Lidhja Demokratike e Kosovës, do t’i hyjë një tjetër procesi zgjedhor e ndarë. Tashmë nuk fuguron vetëm presidenti Fatmir Sejdiu, si kandidat për të mbajtur kreun e partisë.
Klan Kosova ka raportuar mbrëmë se është ministri i Shëndetësisë, Bujar Bukoshi, ai që ka vënë synimin për t’u bërë lideri i LDK-së, në zgjedhjet që simbolikisht, do të duhej të mbaheshin më 23 dhjetor.
Mësohet se kandidimi i Bukoshit vjen pasi që miku i tij i mirë, Isa Mustafa, nuk dëshiron t’i hyjë kësaj gare. Sipas burime të Indeksonline, kjo jo pse i mungon përkrahja, porse ai ka synim të ruhet për ndonjë kombinim që do ta bënte kryeministrër të Kosovs.
Së fundi, gjithashtu brenda LDK-së thonë se ka nisur një tjetër lëvizje aty, ajo e Ukë Rugovës, djalit të liderit historik të kësaj partie. Vetë presidenti Sejdiu dhe njerëzit e tij janë vënë kundër mundësisë që Rugova të marrë në dorë partinë.
Kuvendi i fundit zgjedhor i LDK-së, në dhjetor 2006. ka përfunduar me luftë karrigesh dhe ndarje të partisëm, që çoi në krijimin e LDD-së së Dacit.