Lëvizja ZGJOHU! përshëndet miratimin e konluzioneve të grupit punues për rastin e Sopotit ku humbën jetën 2 ushtarë të NATOs dhe 1 civil në vitin 2003 dhe përtë cilin 11 shqiptar u dënuan me gjithsej 156 vjet burg. Pas një punë disamujore dhe intervistimit të shumë personave, grupi punues arriti në përfundim që as edhe njëprovë e vetme nuk është gjetur për fajësinë e të dënuarve si dhe ka konstatuar shkelje të rënda të të drejtave dhe lirive të njeriut.

 

Lëvizja ZGJOHU! uron që konluzionet e miratuara t’i prijnë procesit për lirimin e menjëhershëm të 11 shqiptarëve të pafajshëm që po dergjen në burgjet e Maqedonisë për një vepër në të cilën dorë shqiptari nuk ka gisht. Urojmë gjithashtu që ky rast të nxis zbardhjen edhe të rasteve tjera të involvimit të politikës në gjyqësi ku shqiptarët janë dënuar vetëm për shkak të përkatësisë së tyre etnike.

 

Lëvizja Qytetare ZGJOHU! përshëndet angazhimin e deputetëve shqiptarë në grupin punues për rastin e Sopotit, të cilët bashkë me angazhimin kombëtar dhe profesional të Televizionit Kombëtar ALSAT M si dhe të Lëvizjës ZGJOHU! kontribuan në zbardhjen e këtij rasti skandaloz të padrejtësisë kundër shqiptarëve.

 

Me respekt,

Lëvizja Qytetare ZGJOHU!

http://www.zgjohu.com.mk

E-mail: info@zgjohu.com.mk

Tel/Fax:

Rr. Bitpazarska 127

Çarshia e Vjetër
1000 Shkup