Një jetë pa dashuri për atdheun është si një kopsht pa diell ku lulet janë vyshkur
Nga Aurel Dasareti, USA, ekspert i shkencave ushtarake- psikologjike ([email protected])
Kuptimi që isha i sinqertë u rrit në kokën time, më mbushi me një ndjenjë të mrekullueshme e të qenit një personazh, një kullë feneri të bardh në mes të një deti të errët njerëzish ku rrënojat po notonin përreth.
***
Nuk them: “Unë kam gjetur të vërtetën”, por përkundrazi, “Kam gjetur një të vërtetë.”
Politik-bërësi shqipfolës, është një mizë mjaft e zakonshme me madhësi të mesme.
Ju, simpatizuesit e dështakëve të këtyre 20-30 viteve, nuk mund të luani me gënjeshtrën pa humbur të drejtën tuaj për të vërtetën. Pikërisht sepse dikush dëshiron të mashtrojë me gënjeshtra, ka disa që i shohin faktet si një armik. Nëse nuk e kuptoni seriozitetin e kësaj situate, atëherë keni vendosur të silleni si idiotë dhe pluhur i përqendruar tek vetja. Hajnat dhe këlyshët e armiqve pushtues duhet të hidhen në koshin e plehrave, atje ku e kanë vendin. Kushdo që dëshiron ta mbajë kopshtin e tij të pastër nuk rezervon një vend për barërat e këqija.
***
“Analistët” antikombëtarë, ndryshe, femërorët e të dy gjinive, përmes një serie hapash, i hutojnë përdoruesit e mediave (opinionin) për të votuar në vazhdimësi kriminelët e korruptuar të këtyre 2-3 dekadave katastrofe për kombin dhe vendin, duke ngatërruar qëllimisht tekstin dhe modelin e shkarravinave a llomotitjet, për ta bërë sa më të vështirë të vendosin cilën parti apo politik-bërës ta zgjedhin. Ata nuk janë analistë, por gjysmë analfabetë oportunistë cinikë, që përshtatin sjelljen e tyre me atë që për momentin e caktuar duket më e leverdishme për ta.
Ju “analistë” që e shihni veten në përshkrimin tim, ose mund të hyni në histori si një patriot, ose si një qen.
Bëhet e vështirë të shitet një fasadë, kur blofi i tyre është zbuluar për një kohë të gjatë. Guximi nuk është mungesa e frikës, por të vendosësh që diçka tjetër është më e rëndësishme se frika. Pak dritë largon shumë errësirë. Albini dhe Vjosa janë gjemb të mundimshëm në sy të hajnave sahanlëpirës.
Shumë shqiptarë u mashtruan nga gënjeshtra të tilla. Pikërisht sepse dikush dëshiron të mashtrojë me gënjeshtra, ka disa që i shohin faktet si një armik. Dhe për fat të keq, është e frikshme, si në histori dhe tani, njerëz të manipuluar e hutuar të cilët tregojnë dashuri të verbër për një udhëheqës kriminel antikombëtar, dhe urrejtje të verbër ndaj atyre që e vënë në dyshim atë.
Tradhtarët e atdheut të tyre. Disi përshtypja është se pushtimi i martinave të qelbura nuk është i rastësishëm. Pesimistët mund të argumentojnë se ai është përgatitur me kujdes për rreth tridhjetë vitet e fundit dhe ka prototipin e tij në atë shëtitje të qetë nëpër institucione.
***
Sulmuar, por asnjëherë i nënshtruar. Pushtuesit gjakatarë dhe shërbëtorët e tyre janë dëbuar, por të mos harrojmë se bashkëpunëtorët e tyre tinëzarë, këta tradhtarë të fëlliqtë të Kombit dhe Atdheut – ende jetojnë mes jush, në Shqipëri, Kosovë, FYROM…
E vërteta duhet thënë pa doreza, dhe vetëm e vërteta mund të na çlirojë nga shkatërrimi dhe zhdukja.
Fatkeqësisht, sot Shqipëria, Dardania, FYROM drejtohen nga tradhtarë më të mëdhenj dhe më të rrezikshëm se edhe xhaxhi me kompaninë e tij komuniste më parë. Djegiet mendore nuk shërohen shpejt. Tradhtarët përbuzen edhe nga ata të cilëve u kanë shërbyer.
***
Besimi në sistemin tonë demokratik të trojeve është shuar, më tepër për shkak të zyrtarëve të njëanshëm që vendosin besnikërinë ndaj një personi ose partie mbi besnikërinë ndaj vendit; por edhe për shkakun se ju jetoni në stilin klanor dhe i votoni të njëjtët.
Shqiptarët nuk kanë nevojë të mbledhin pirgje informacionesh të tepërta për të arritur në një konkluzion se politikë-bërësit e tyre analfabetë kronik, gënjeshtarë të pafytyrë, hajna të përsosur, servil të armikut, dhe si “burrështetas”, tërësisht të papërshtatshëm dhe të dështuar.
Pushtetarët e mirëfilltë duhet t`i njohin dhe të përqendrohen në çështjet thelbësore, jo në pallavra, ashtu që t`i hyjnë punës me vrull të madh. Dhe, vazhdimisht të përballen me ecurinë e punës së drejtuesve. Shqipfolësit, sa të fitojnë një pozicion drejtues, i rregullojnë disa punë që të ecin mirë, por pastaj bëhen tepër mendjemëdhenj, fillojnë të shesin mend, dhe në fund zbresin atje ku ishin, te lopët ose çajtoret e tymosura. Kur punët të ecin mirë, ti shkrehesh dhe atëherë punët zënë tatëpjetën. Megjithatë, situata mund të ndryshoj me shpejtësi. Ashtu që ose ti ndodhesh në krye të situatës, ose situata të vënë poshtë ty.
***
Media e ka për detyrë të zbuloj situatat ku gjërat çalojnë, dhe të informojnë opinionin, pa anime, pa doreza. Në të njëjtën kohë, nëse ata që ndodhen pranë timonit anashkalojnë Kushtetutën, duhet të paralajmërohen nga organet policore që të kthejnë në rrugën e duhur, të zbresin poshtë me turr për të zbatuar urdhrat, ose të japin llogari për abuzim.
Detyra e pushtetarëve është të synojnë majën, jo greminën.
***
Pas çdo pasurie të lehtë fshihet një krim i rëndë.
Që të vërtetoni se sa patriotë e burrështetas të “ndershëm dhe dobishëm” për vendin dhe kombin janë politik-bërësit e juaj – shikoni pasuritë e tyre marramendëse të fituara brenda natës.
Gjithkush ka të drejtën e një mendimi, por jo çdo mendim është i rëndësishëm. Secila situatë ka specifikën e vet dhe karakterin e saj. Që të jeni në gjendje të mendoni, duhet të keni qasje në informacionin bazë të burimit, por manipulohemi.
Fakti që dikush bën një gjë mirë nuk do të thotë që ai i bën të gjitha gjërat mirë, dhe kështu duhet parë.
Një parti është mendim i organizuar. Sot situata është shumë serioze, ju keni plotfuqishmëri serioze të partisë në pushtet, dhe kjo gjithëfuqia serioze mban përgjegjësi, dhe se përgjegjësia mbartet nga budallenjtë që as për së afërmi nuk janë në lartësinë e duhur për të.
Lojaliteti i verbër partiak i simpatizantëve të pabesë shqipfolës ndaj vendit dhe kombit, tronditë botën e civilizuar. Këta “politikanë” janë të zgjedhur nga populli, një popull i cili zgjodhi fatkeqësinë e vet.
***
Errësira pushon mbi Shqipërinë. Vendi rrezikon të zhduket.
Në vendin më të varfër të Evropës, popullsia prej mbi 3.000.000 njerëz po përgatitet për një “fluturim” të ngadaltë. Vendi i tyre, Shqipëria, në fakt mund të përpihet nga harta. Askush nuk dëshiron të jetojë në një vend ku mbizotëron dëshpërimi, varfëria e skajshme, nepotizmi, paligjshmëria dhe korrupsioni. Shpëtimi më i mirë për të cilin mund të shpresojmë është që sundimtarët e korruptuar të zhduken së shpejti dhe emigrimi të ndalet. Nuk ka asnjë tregues që kjo do të ndodhë në radhë të parë.
***
Amanta ka lindur dhe rritur në Shqipëri, dhe kështu ka njohuri të dorës së parë për sfidat e mëdha të vendit. Në letrat që më dërgon, ajo është shumë pak optimiste për të ardhmen e atdheut të bukur.
“Unë jam një grua 23 vjeçare nga Shqipëria (…) dhe nuk kam dëshirë të jetoj askund tjetër. Kjo është shtëpia ime dhe këtu shtrihen paraardhësit e mi, por mbase nuk kam zgjidhje (…)”, – më shkruan ajo.
Ajo beson se kjo varfëri dramatike e pashpresë nënkupton, para së gjithash, një gjë: njerëzit duhet të largohen nga vendi.
***
Kriminelët që kanë kapur dy shtetet shqiptare dhe ata servilët e FYROM-it, planifikojnë diçka në lidhje me lejen për t`i dërguar të gjithë banorët e tyre autokton në gjithë rruzullin tokësor si refugjatë të përhershëm, por kërkesat për zhvendosje përtej kufijve kombëtarë ende përpunohen veçmas, ashtu si më parë.
Vendi nga jeni është gjithmonë i këndshëm, është ndjenja e atdheut në gjërat e vogla, ndjenja e shtëpisë. Po, ne shqiptarët jemi nomadë në tokë. Ecim rrugëve dhe bërtasim, herë zvarritemi, herë ecim drejt dhe shkelim njëri-tjetrin. Kam diçka për të cilën duhet të kem vend, por për të cilën nuk ka vend fare, nëse nuk ka pastrim. Ju udhëtoni pak, endeni nga një vend në tjetrin, dhe keni fatin të takoni përsëri bashkëkombës që i keni parë më parë, t’i takoni papritmas, në vende e kontinente të ndryshme, kështu që çuditërisht harroni të hiqni kapelën dhe të përshëndeteni.
Pylli ishte në lulëzim të plotë; dërgonte një aromë të mirë nga era në të gjitha anët, duke kujtuar jetën e një salle me gjethe.
Pranvera – xhevahir, shpejtësia dhe çmenduria e saj dhe rrëmbimi; por vjeshta!? Tingëllonte si errësirë dhe lutje e mbrëmjes, shqiptari fitoi aftësi për të parë gjëra të fshehura a ngjarje që do të ndodhin në të ardhmen, dëgjonte alarme…
Kështu do të jenë kujtimet e mia…