Obama, Clinton dhe Bush do të marrin pjesë në inaugurimin e Joe Biden
Ish-presidentët amerikanë, Barack Obama dhe Bill Clinton do të marrin pjesë në inaugurimin e presidentit të zgjedhur Joe Biden.
Sipas CNN, ata do t’iu bashkohen ish-presidentit George W.Bush, i cili gjithashtu planfikon të jetë në Washington për transferimin zyrtar të pushtetit.
Vendimet e raportuara të premten, erdhën në të njëjtën kohë kur presidenti në largim, Donald Trump, njoftoi se ai nuk do të marrë pjesë në ceremoninë më 20 janar.
“Për të gjithë ata që kanë pyetur, unë nuk do të marrë pjesë në Inaugurim më 20 janar”, shkroi Trump në Twitter.
Zëvendëspresidenti Mike Pence, po planifikon të marrë pjesë në inaugurim, por po pret një ftesë, konfirmoi të enjten një burim pranë tij për CNN.