Orë diamanti që kushton 197 mijë dollarë
Në sallonin e orëve të nivelit të lartë në Gjeneve, Tag Heuer ka sjellë një orë smart tërësisht me diamante. Ora është pjesë e linjës Connected Modular 45, që bën diferencë vetëm për shtrenjtësinë.
Kasa e orës prej 45 mm është në ar të bardhë 18 karat, dhe disku i orës, dhe ripi kanë 589 diamante për një total prej 23.35 karat. Çmim është 197 mijë dollarë, duke e bërë orën smart Android më të shtrenjtën në treg.
Më ekonomik, por jo shumë, është ora smart e Ressence. I prezantuar si prototip, quhet Type 2 e-Crown Concept, dhe lidh një orë mekanike me funksionet smart. Mund të përdoret si një orë tradicionale, por përmes Bluetooth dialogon me një aplikacion në telefon për disa funksione shtesë si kontrolli i orës dhe kohës.
Në krijimin e saj ka kontribuar Tony Fadell, mes dizenjuesve të iPod dhe themeluesi i Nest. Çmimi i orës së Ressence nuk është vendosur ende po mendohet mes 15 e 35 mijë dollarë./tch