Todorov injoron shqipen në përurimin e sallës në Tetovë
Në Tetovë është hapur salla e re sportive e shkollës së mesme “Nikolla Shtejn”. Edhe pse kjo shkollë në këtë komunë ka numrin më të madh të nxënësve shqiptarë dhe drejtorin shqiptar, ministri i Arsimit Nikolla Todorov, kërkoi që fjalimi i tij të mos përkthehet në gjuhën shqipe. Edhe fjalimi i kryeministrit Gruevski u ndoq vetëm në gjuhën maqedonase. Po ashtu, mbishkrimi i qeverisë dhe ministrisë së Arsimit, nuk ishin fare gjuhën në shqipe. Ndërsa kryetari i Komunës së Tetovës, Sadi Bexheti dhe zëvendës-ministrja e arsimit Lindita Qazimi, u drejtuan në të dy gjuhët. alsat-m