Punë e kryer, Aubamejang arrin te Arsenali
Skuadra e Arsenalit arrin akordin me Pierr Emerik Aubamejang. “The Mirror” shkruan se tani mbetet vetëm që Borusia Dortmund të japë dritën jeshile për sulmuesin. Gjatë mëngjesit të së martës në shtypin evropian është shkruar se Aubamejang kishte kërkuar largimin nga klubi gjerman. Me marrëdhënien e prishur të Aubamejang me klubin e tij, Arsenal është duke insistuar që operacioni të përfundojë sa më shpejtë të jetë e mundur. 28-vjeçari thuhet të kërkohet edhe nga Liverpuli, që ka para për të shpenzuar pas shitjes 160 mln euro të Koutinjos, por mesa duket Arsen Venger është në avantazh për firmën e Aubamejang.
Shpërndaje artikullin në: