Që prej së premtes, objektet e rëndësisë së veçantë janë marrë në ruajtje nga Forcat e Armatosura.

Më parë atë ishin nën përgjegjësinë e Policisë së Shtetit.

Në total janë 91 objekte të cilësisë së veçantë dhe deri në përfundim të procesit zgjedhor dhe në përfundim të numërimit të votave, ato do të ruhen nga ushtria.

Pas kësaj faze, ato do t’i kalohen në ruajtje Policisë së Shtetit.

Ndërkaq edhe gardianët e burgjeve kanë kaluar në gatishmëri të plotë për shkak të shmangies së incidenteve gjatë zgjedhjeve lokale.