REPUBLIKA E SHQIPERISE LIDHJA MBAREKOMBETARE E SHOQATVE SHQIPTAR

Tirane 13.06.2010

„Lidhja Mbarekombetare e Shoqatave Shqiptare„ me qender ne Tirane dhe shtrirje mbare boterore ne tere trevat shqiptare dhe kudo ku jetojne shqiptare, mesuam me shqetesim ngjarjen e denushme,arrestimin e Liderit dhe te aktivisteve te „Levizjes Vetëvendosje“. Denojme , protestojme dhe denojme fuqishem dhunen e Policise Kosovare, te ushtruar ndaj tyre.

(Albin Kurti në vizitë në RTV Zëri i Kosovës-Danimarkë me datë 14.06.09)

Njësite speciale te Kosovës kane arritur të arrestojnë liderin e Lëvizjes “Vetëvendosje”, Albin Kurti, dhe disa aktiviste te saj gjatë një operacioni të dhunshem dje date12.qershor 2010. Çuditshëm … kjo ngjarje ndodh ditën që Kosova shënon 11 vjetorit e Çlirimit të saj. Arrestimi i tyre eshte me motive politike fill mbas nje interviste te dhene gazetarirt te televizionit „Alsat“, ku deklaroi kthimin e organizates se Lëvizjes “Vetëvendosje”, ne n je parti politike dhe pjesemarrjen ne zgjedhjet e ardheshme.

Njësie speciale te policise kosovare ushtruan dhune dhe arrestuan aktivistët e “Vetëvendosjes” ne nje aksion special duke shkaterruar dhe ushtruar dhune brutale mbi ata .

Njësia speciale e Policisë së Kosovës ka ndërhyrë dhunshëm sistematikisht ne harkun kohor rreth 6 mujor te vitit 2010 dhe shpeshe here ka tentuar të arrestojë Albin Kurtin , por vetem dje ia arriti qëllimit.

Ndërkohë ka arrestuar në mënyre brutale disa aktivistë kryesorë të „Lëvizjes Vetevendosje“! Gjatë arrestimit është ushtruar dhunë e pajustifikueshme”, e cila eshte denoncuar vazhdimisht. Ndërkohë, bëhet e ditur se tashmë janë arrestuar dhjetra aktivistë të kësaj lëvizjeje, të cilët për momentin gjenden për kurim në Urgjencën e Spitalit të Prishtinës.

Ne „Lidhja Mbarekombetare e Shoqatave Shqiptare„ perfaqsuese te shoqates me te madhe te shoqerise civile qe perfshin 107 shoqata atdhetare-kulturore ne tere trojet shqiptare dhe ne diaspore SHBA Europe dhe Auastrali protestojme per dhunimin e djeshem te te drejtave të njeriut dhe bëjmë thirrje policisë së Kosovës të lirojë menjëherë liderin e Vetëvendosja Albin Kurti.

Ne mbeshtesim qendrimin e shume organizatave, shoqatave, intelektualve, historiane, gazetarve dhe publiciteve „ se arrestimi i Albin Kurtit përbën një veprim të policisë i cili do të shkaktojë pengesë në përpjekjet e Vetëvendosja për të garuar si e barabartë në politikën e Kosovës“.

Shoqata Illyricum Libertas me seli në Tetovë, shprehet se opinioni publik është e tronditur thellë dhe reaguan ashpër ndaj aksionit terrorist të Policisë së Kosovës, e cila në një akt ç’njerëzor ka arrestuar pak orë më parë kreun e lëvizjes kombëtare Vetëvendosje , Albin Kurtin si dhe 5 aktivistë të tjerë, si Vlorian Mulliqaj, Sali Zyba, Nderim Matoshi, Frashër Krasniqi dhe Faton Zeka.

Ne e konsiderojme se arrestimi i Albin kurtit, këtij simboli të krenarisë se kombit tonë shqiptar, zbulon dhe një herë lakuriqësinë e një vepre të turpshme të klasës politike që sot drejton shtetin e Kosovës…“ ky arrestim vë përpara turpit të popullit të tyre presidentin Sejdiu, kryeministrin Thaci dhe kryeparlamentarin Krasniqi që nuk po mbrojnë përfaqësuesin e kosovës pra të huajve she shqipfolsave të Kosovës, pasoja këto që as më pak e as më shumë nuk janë optimiste për Kombin Shqiptar, c’ka do të thotë më hapur se kemi një Kosovë të vdekur dhe një Shqipëri të pakallur“…

Edhe më e turpshme është heshtja e Tiranës zyrtare për arrestimin e zotit Albin Kurti, sepse në këtë personalitet të këtij lideri të ri e atdhetar shikojnë rrezikun e pushtetit të vet“…

Zoterinje politikane, shtetare dhe parlamentare te Kosoves, e të Shqipërisë,

eshte ne nderin tuaj te reagoni ne kohe si qytetare te denje te nje shoqerie demakratike ne mbrojtje te lirive dhe të drejtave te njeriut.

Zoterinje politikane, shtetare dhe parlamentare te Kosoves e Shqipërisë,

reagoni drejte dhe shpejte per te ruajtur vlerat demokratike , te drejtat e njeriut ne Kosove, në Shqipëri e në botë. aktivistet e Levisjes „Vetëvendosja „ dhe liderin e saje Albin Kurti per lirimin e menjehershem te tyre, te cilet duan te bejne nje gare te ndershme politike dhe elektorale per forcimin e shtetit te ri demokratik ne bote, te Republikes se Kosoves.

Kryesia „ Lidhja Mbarekombetare e Shoqatave Shqiptare“

Sekretari i Përgjithshëm Kryetari

Kujtim Çako Veli Llakaj

Tirane me 13.06.10

Shenim:Ky matrial po u niset nga une Veliu duke qene I semure ne spitalin “Nënë Tereza” Tirane