Për vrasësit e Triumf Rizës, 50 vjet burgim
Prishtinë, 11 qershor – Gjykata e Qarkut në Prishtinë u ka dhënë dy të akuzuarve për vrasjen e policit Triumf Riza, 50 vjet burgim. Arben Berisha është shpallur fajtor për vrasjen e Rizës dhe i është shqiptuar dënimi maksimal prej 40 vjetësh, Fitim Avdiu është dënuar me 10 vjet burgim për vrasje në bashkëkryerje, ndërsa Agron Emini është dënuar me 2000 euro gjobë për dhënie të ndihmës për kryerësin e veprës penale.
Ky vendim është marrë gati tri vjet pas vrasjes së policit, Triumf Riza. Të akuzuar për këtë vrasje janë edhe Enver Sekiraça, Ilir dhe Rrahim Abdullahu, të cilët ndodhën në arrati.