Gjykatë me mandat ndërkombëtarë ku do të merrte nën juridiksion çështjet e gjykatave të Maqedonisë Maqedonisë sipas skandalave të fundit që jemi duke i dëgjuar dhe parë do ti duhet një gjykatë speciale për anti- korrupsion dhe çështje tjera legale që kërkojnë procesim dhe vendime të pavarura gjyqësore.

Pavarësia e gjykatave nga politika është në nivelin me të ultë dhe kredibiliteti i tyre është zero dhe as që mund të mendohet në një ambient tjetër këto gjykata të procesojnë dhe vendosin për raste civile dhe të krimit.

Bisedimet partiake me ndërmjetësim ndërkombëtarë nuk duhet të ndalen vetëm në formën e qeverisjes dhe periudhën kalimtare, po duhet të përfshijnë edhe reformën gjyqësore për të cilën thuhet se qysh në fillim është hapur si temë.

Maqedonia do të jetë e njëjta nëse të gjitha nivelet e gjyqësisë nuk reformohen dhe pastrohen nga ideologët. Skandalet e fundit tregojnë se sa e nevojshme është kjo gjykatë me mandat ndërkombëtarë ku do të merrte nën juridiksion çështjet e gjykatave të Maqedonisë.Sipas marrëveshjes së 2 qershorit, OSBE-ODHIR-it do ti jepet një mandat me karakter të gjërë pas zgjedhjeve.

Pse mos të kërkohet edhe gjykatë nëse me të vërtetë është vendosur që ky vend të anëtërsohet në BE. Nuk ka shkelje të sovranitetit, përkundrazi do të zbardhen rastet dhe drejtësia e pavarur do të lëshojë verdikte jo në baza të politikës ditore. Gjykata do të luftonte korrupsionion dhe të gjitha fenomenet destruktive që e kaplojnë Maqedoninë.