Nga LULZIM Z. HAMIDI 

Nocioni’’Politika’’, rrjedh nga gjuha e vjetër greke- pólis, “shtet qytet” apo “bashkësi e shumëfisht’’.Politika është përgjigje ndaj problemeve të shoqërisë me anë të vendimeve të detyrueshme për gjithë shoqërinë, është marrëdhënie ndërmjet njerëzve, grupeve a shoqerive lidhur me vendime a mosvendime të detyrueshme për gjithë shoqërine ose ndërmjet shoqërive si dhe për zbatimin dhe ndryshimin e këtyre vendimeve. Konceptimi i politikës sipas Max Weberit është: “synimi për pjesëmarje në pushtet ose për ndikim në shpërndarjen e pushtetit qoftë nëpërmjet shteteve, qoftë brenda një shteti ndërmjet grupeve me pushtet të cilat i përfshin dhe sipas tij,kush bënë politikë, synon pushtet.”

Politika është një proces me të cilin grupe të njerëzve duhet të marrin vendime kolektive.

Termi është aplikuar në përgjithësi për sjelljen brenda qeverive civile, por politika ka qenë vëzhguar në ndërveprime të tjera të grupit, duke përfshirë institucionet e korporatave, akademike dhe fetare. Ai përbëhet nga “marrëdhëniet shoqërore duke përfshirë autoritetin ose fuqinë” dhe i referohet për rregullimin e një njësie politike,dhe në metodat dhe taktikat e përdorura për të formuluar dhe zbatuar politika. Në anglisht ‘’Polettiques Latinised ‘’, në latinisht, kjo ishte’’politicus’’ dhe në frëngjisht ‘’politique’’. Kështu ajo u bë “politikë” në Angli.

Politikani sot është shëndruar në profesionist ,sepse trendet dhe normat ligjore atë e diktojnë duke pasë intencën, gjithësesi në përgjegjësinë më të madhe të tij. Kur një individ meret me politikë, gjithësesi ai do të quhet politikan ,dhe detyra parësore e tij do të jetë të vendos për Çështje të cilat i përkasin pikësëpari atyre që e kanë zgjedhë apo e kanë bërë politikan ,atyre që e kanë shprehur vullnetin që mu ai ti përfaqësojë duke u bazuar në vullnetin e tyre të përgjithshëm. Veprimi I mëtutjeshëm I këtij individi do të mvaret nga situata dhe aftësitë të tij që në momente të ndryshme të vendos për dic që do të prek mu atë vullnetin e përgjithshëm të deleguar tek ai,duke u konsulltuar me bazën apo në mvarshmëri nga situata me vendim individual,por racional. Dikush prej këtyre politikanëve identifikohet si lider.Në Të shumtën e rasteve këta janë të parët e partive politike ,edhepse nën hijen e tyre ne elitën politike egzistojnë edhe liderë potencial të cilët pretendojnë tronin më të lartë partiak.Këto ndryshime më shpesh ndodhin pas disfatave në procesin e zgjedhjeve dhe si akte morale të liderëve janë normale që pas humbjes apo të fiaskos së subjektit politik të tërhiqen,edhepse kemi raste kur një lider duke u kapur për’’ kashtën e fundit’’qëndron më tej në pozitën e të parit,e që është sindromi I metamorfozës së pushtetit që ndikon në ndryshimet brenda individit që ai të sillet në mënyrë të tillë ,pra rëndë të lëshojë pushtetin.Gjithashtu pozitën e liderit e rezikon paraqitja e fraksioneve të ndryshme partiake,e që unë I konsideroj si opozitë

brendapartiake,të cilat në shumicën e rasteve separohen nga subjekti politik,duke mos u pajtuar me veprimin e organizatës së tyre dhe ndodh që të mvetësohen si grup politik I ri,apo kalimi I disa individëve në ndonjë subject tjetër politik.

Nëse i kthehemi realitetit momental në vendin ku jetojmë të jesh lider është rëndë,vecanërisht është rrëndë të jesh lider i subjektit politik shqiptar i cili është kinse në koalicion me një parti politike të bashkësisë etnike tjetër nga ne,sepse në radhë të parë, këtu nuk respektohen normat themelore të demokracisë e me këtë edhe udhëheqjqa e një organizate politike shqiptare bëhet edhe më problematike.Divergjencat në opcione,synimet e ndryshme rreth regullimit të ardhshëm të shtetit,paragjykimet antishqiptare ,projektet gjithashtu antishqiptare,antifetarizmi,falsifikimi i historisë,orvatja për shkatërim të forcës politike shqiptare me mënyra më të ulta të veprimit njerëzor,problemi me identitetin ,gjuhën, emrin dhe kishën, dhe si kulminacion i gjithë kësaj strategjia e mshehur për shtetin etnik maqedon pa shqiptarët në vendimmarje.

Në këto kushte një subjekt politik shqiptar edhe sikur të ketë ra nga qielli nuk mund të ketë rezultate që do të kënaqshin popullin tonë me rezulltate pozitive.!

Prandaj edhe marja me kritika të stilit kundër liderizmit shqiptar i konsideroj si dukuri destruktive,edhepse nuk jam kundër tyre ,sepse ato janë pjesë e lojrave politike të grupeve të ndryshme ,por kreatorët e tyre së paku të meren me sugjerime se si të veprohet mëtutje ose nëse e vlerësojnë veten aq të zotit le të urdhërojnë ,le të bëhen lider,kjo së paku është lehtë.!

Në historinë e veprimit politik të subjekteve tona politike nuk kemi pasë lider partiak i cili nuk ka qenë në cak të kritikave shqitare,sipas nesh, kritika me vend,por pa hyrë më thellë në analizën serioze se si është veprimi aty brenda në një koalicion jonatyror,antishqiptar,vend ku pregatiten skenare të ndryshme vetëm të dobësohet forca politike e yna,një mori dukurish të parapregatitura vetëm që në taborin shqiptar të futet ndarja,të lindin sharjet,etiketimet që si qëllim të fundit e kanë marja e shqiptarëve me vetveten dhe grindjet brendashqiptare duke e haruar vullnetin e përgjithshëm të marë nga populli apo elektorati.

Duke e përfunduar opinionin tim reth politikës dhe liderëve do të përfundoja se sot nuk jemi në pozitë të themi se liderët nuk i kemi të zotit,pasi ata nuk paskan se ku të shkojnë,që është një e vërtetë ,sepse nëse edhe gjendet vendi se ku të shkohet,do të lirohet vendi për një tjetër që do të jetë në situatë identike me të parin,pa perspektivë.Nuk është problemi ynë tek liderët tanë por është tek liderët e palës tjetër të cilët kanë një strategji veprimi gjatë gjithë këtyre viteve në pluralizëm,e mos flasim për periudhën moniste ku na jemi fajtorët kujdestar për cdo shkuarje prapa e këtij shteti dhe më duket se cdoherë kur kanë emocione të zemërimit ata shprazen tek ne.

Prandaj bisedat teta-tetë,liderët shqiptar dhe ata maqedon,sipas mundësive një dëshmitar ndërkombëtar,me kërkesa maksimaliste tonat ,nën moton ‘’mere apo shko’’do të ishte një tregues se përfundimisht jemi në fund të durimit tonë.

01.06.2010. lulzimhamidi@hotmkmob;070875833